Kriza ekonomike e vendit përgjatë 2020-s preku më shumë sektorin financiar jobankar në krahasim me sektorin bankar. Sektori jobankar përfshin fondet e pensioneve, investimeve, kompanitë e sigurimeve, institucionet kredidhënëse, kurset e këmbimit etj.
Rritja e këtij sektori ishte vetëm 0.3% dhe asetetet më të mëdha konsiderohen letrat me vlerë 64 miliardë lekë, ndjekur nga huatë me vlerë 37 miliardë lekë dhe depozitat 35 miliardë lekë.
Huatë patën rënien më të madhe prej 5% që nga fillimi i vitit. Kjo krizë lidhet me institucionet e mikrofinancës të cilat nuk pranojnë depozita dhe nuk kanë akses në instrumentet e likuiditetit të Bankës së Shqipërisë. Shtyrja e kredive po ashtu dhe problemet e likuiditetit frenuan ofertën për kredi të këtyre institucioneve. Mikrofinanca merret me ekonominë që has probleme stabiliteti dhe ra kërkesa për kredi gjatë pandemisë duke e rritur më shumë masën e dëmit.
Kriza e frenoi dhe rritjen në tregun e sigurimeve. Sipas AMF në 2020-ën ra në 34.3 miliardë lekë, 1.1% më pak krahasuar me fillimin e vitit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.