Asistentët ekzekutiv apo rëndom sekretaret dikur drejtonin një zyrë. Por tani gjithë një e më shumë zyra mund të funksionojë edhe pa to. Kjo rënie e kërkesës për femrat që nuk kanë grada arsimimi po bëhet gjithnjë e më e madhe.
Teknologjia dhe automatizimi i kanë hequr detyrat si pritja apo përcjellja e letrave dhe apo përgjigjet në telefonat fiks. Një gjeneratë e re e drejtuesve të korporatave pëlqejnë t’i caktojnë vetë takimet dhe të rezervojnë fluturimet. Të kënaqura se po ulin kostot, kompanitë kanë nisur ti shuajnë këto role dikur shumë të rëndësishme.
P.sh në SHBA shumë se 1.6 milion punë për dhe ndihmëse janë zhdukur që nga viti 2000. Kjo rënie është gati 40 për qind. Mirëpo humbja apo fshirja e vende të tilla nuk po bie shumë në sy në dallim nga një fabrikë e cila nëse mbyllet le menjëherë pa punë qindra punëtorë. Puna e asistenteve që dominohet në rreth 95 % të rasteve nga femrat, është shuar pa u ndjerë.
Kur Jessica Schiffman, 42 vjeç, la punën e saj si asistente-ekzekutive në National Hockey League në 2015 për t’u kujdesur për një anëtar të familjes së sëmurë, mendoi se nuk do të ishte problem i madh të gjente sërish një punë të ngjashme.
Por kur ajo pas një viti shkoi sërish në kompani mbeti e tronditur sepse pa një mjedis të transformua në open space dhe ku dukshëm mungonin tavolinat e sekretareve me ato telefonat fiks mbi to , gati për t’ju përgjigjur gjithkujt që kishte nevojë për eprorin. Gëzimi i Jessickës në punë zgjati vetëm katër muaj sepse ajo u pushua si e panevojshme. Tani ajo ka dy vjet që kërkon një punë tjetër por është mjaft e shqetësuar sepse i trembet idesë se dhe aty ku mund të nis punë si sekretare, për shkak të ndryshime të reja, ajo mund ta humbas shumë shpejt vendin. Gjatë viteve të gjata në punën e saj të parë si sekretare ajo dinte edhe çfarë sallate donte shefi duke njohur me detaje edhe salcat e preferuara të tij. Por herën e fundit që ajo humbi punën ndodhi aq shpejti sa nuk arrit të mësoj asnjë detaj për eprorët.
Shumë nga femrat që dikur kryenin këtë punë që përgjatë viteve '50 dhe '60 ishin mjaft të rëndësishme për shefat por tani ato marrin një pagë të vogël dhe kryejnë punë të rëndomta e të rënda fizike. Punëtorët që zënë vendin e tyre janë shpesh të rinj me diploma kolegji që marrin gjysmën e pagës por dinë të mbështesin më shumë drejtuesit në punët e tyre.
Edhe vendi i punës sot i sekretareve apo ndihmësve nuk është më në ndërtesat kryesore të korporatës, në hyrje të zyrave të shefave. Por larg nëpër filiale , në zona të ndryshme , apo qytete të ndryshme, për shkak të kostove më të ulëta që ka kompania. Nga ana tjetër korporatat kanë vënë re se për shkak të udhëtimeve shefat apo partnerët e kompanive ishin në larg zyrave ku rrinin asistentët, ndaj nuk kanë nevojë më për ta dhe drejtuesit duhet t’i zgjidhin vet disa gjëra thjesht përmes një telefoni smart.
Nga ana tjetër edhe ata asistentë apo sekretare që kanë mbetur duhet të punojnë për më shumë se një epror nëse duhet të mbajnë vendin e punë. Për këtë shkak shumë asistentë ekzekutivë ndihen të mbingarkuar me më shumë drejtues për të mbështetur, ditët e tyre janë bërë një grindje detyrash të vogla, të lodhshme, pa kohë për të mësuar preferencat e shefave të tyre.
Përvojat e viteve të fundit nga shumë asistentë pasqyrojnë më së miri edhe ndryshimet e profilit të eprorëve të tyre : ritmin e furishëm dhe një sulm takimesh. Gjurmët e jetës së dikurshme me dhoma të ndara ngrënie, pika parkimi të rezervuara, zyra private dhe asistentë që ndihmojnë në jetën e tyre - janë zhdukur.
Megjithatë do të ketë gjithmonë njerëz që kanë mbetur mbrapa këtyre ndryshimeve”- thotë Eliza Forsythe, një profesore e marrëdhënieve të punës dhe punësimit në Universitetin e Illinois në Urbana-Champaign, i cila ka zbuluar se ndërsa teknologjia merr përsipër shumë detyra, “jakat rozë’ ose gradë pa grada shkollimi kanë humbur fuqinë dhe statusin e dikurshëm.
"Ka më pak njerëz që punojnë në këto punë, por personat që mbeten po kryejnë detyra më intensive dhe detyra më të kualifikuar", thotë ajo.
Deri në 10 milion gra në gjashtë ekonomitë më të zhvilluara të botës, duke përfshirë Sh.B.A dhe Kanadanë, do të duhet të modifikojnë rolet e punëve mbështetëse që kryhen nëpër zyra pasi modeli i vjetër po zhduket, vëren McKinsey Global Institute.
Mekala Krishnan, një studiuese e vjetër në Global Institute, thotë se ajo është e shqetësuar se gratë që po përgatiten për të kaluar në modele të reja pune do të kenë më shumë probleme sesa burrat, sepse ato mund të kenë përgjegjësi më të mëdha në shtëpi dhe më pak liri për të lëvizur gjeografikisht.
Një ish-ndihmëse e Ernst & Young që pranoi një punë për të mbështetur si asistent në një spital 86 veta njëherësh , por me 11 mijë dollarë më pak në vit, duke bërë gjithçka që nga administrimi i furnizimeve të zyrave deri tek ankesat e punëtorëve për kondicionimin e ajrit, u u largua pas disa muajsh.
"Në të vërtetë ishte një pozicion për tre persona," thotë ajo.
Tani ajo i kalon mëngjeset e saj duke kërkuar punë.
Nancy Wong ishte pa punë për rreth një vit në New York, pasi u pushua nga një rol sekretareje. Ndërsa nisi të aplikoj për punë, ajo vuri re që kompanitë shtuan detyrat, duke përfshirë "analistin e biznesit", në role administrative dhe kërkuan një diplomë kolegji. Në moshën 55 vjeç, me përvojë 30 vjeçare, zonja Wong thotë se nuk mundet dot të kthehet në shkollë.
Znj Schiffman, ish-asistentja Anheuser-Busch, më në fund filloi një punë të re ndihmëse në një firmë për marrëdhënie publike në fillim të këtij muaji. Ajo ka një pagë më të ulët por është nervoze sa sa kjo punë do të zgjas. Megjithatë ajo po përpiqet të jetë pozitive dhe e sigurt. Në pasqyrën e saj të banjës ka ngjitur një shënim me një fytyrë të buzëqeshur dhe fjalët "Unë e kam një punë"
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.