Guvernatori i Bankës Qëndrore Gent Sejko deklaroi se ndërhyrja e BSH-së në tregun valutor ka dhënë efekte pozitive, por nuk tregoi sa euro është blerë në treg që kursi i këmbimit të stabilizohej.
Sipas tij, programi i jashtëzakonshëm dhe i përkohshëm i ndërhyrjes në tregun valutor do të vazhdojë deri sa të jetë e nevojshëm.
Në konferencën për shtyp mbi vendimmarrjen e politikës monetare, Sejko u shpreh se sistemi bankar shqiptar zotëron 14, 3 mld euro, duke shtuar se nuk ka si të jetë në dijeni për eurot që qarkullojnë në tregun informal.
“ Kemi ndaluar mbiçmimin e monedhës vendase. Ne shpëtuam inflacionin që është objektivi i Bankës së Shqipërisë. Kthimi i inflacionit në objektiv pritet të realizohet brneda vitit 2020.
"Ne nuk e parashikojmë dot kursin e këmbimit e si rrjedhojë nuk përcaktojmë dot se sa euro do të tërheqim nga tregu. Kjo është bërë gjithmonë në bazë të një programi, por këtë herë është program i jashtëzakonshëm dhe i përkohshëm, i ndikuar nga ambienti me norma të ulta interesi. Mbi baza frekuente ne analizojmë dhe veprojmë.” – u shpreh Sejko.
Këshilli Mbikqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interest 1% që cilësohet në nivelin më të ulët minimal historik.
Gjatë fjalës së tij Sejko u kërkoi bankave të financojnë ekonominë në afatmesëm dhe afatgjatë duke theksuar se kreditë me probleme të cilat kanë qenë rrezik për të çliruar kreditimin, janë ulur në 13,3%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.