Nga Ivan Zazaroni - A ju pëlqen futbolli i padrejtë, ai jopopullor? Jeni mbështetës të teorisë se “arbitrat gabojnë, ashtu si edhe lojtarët, ndaj gabimet e tyre duhet të pranohen”? Ju pëlqen futbolli ku rezultati nuk përputhet me djersën e derdhur në fushën e gjelbërt? Nëse po, atëherë UEFA ka ngritur për ju turneun ideal: ai quhet “Scempions League”, ose një krim i përsosur ndaj futbollit.
Në vitin 2018 tolerohet edhe futbolli “i politizuar e miop”. Ky është një kompeticion i turpit, që këtë sezon ka dërguar në finalen e Kievit, Realin e Madridit dhe Liverpul, dy ekipe që kanë përfituar hapur nga gabimet e arbitrave në gjysmëfinale.
“Los Blancos” kanë gëzuar ndihmën e jashtëzakonshme të arbitrit, edhe para se të përplaseshin me Bayern (Real-Juve). Nuk vë në dyshim fuqinë në fushën e lojës të të dyja finalisteve, por nuk e honeps dot, që në epokën e VAR-it, të jemi dëshmitarë të gafave të tilla të arbitrave.
E këtu nuk hyn as “inferioriteti i federatës italiane të futbollit”. Gjermanët kanë një federatë të fuqishme dhe me peshë, por edhe këtë vit, Bajerni i Mynihut u penalizua nga arbitrat, që çuditërisht, gjithmonë favorizojnë Real Madridin. Kujtojmë që dy vite më parë fati i Juventus-Bajern u vendos nga gjyqtarët, për të mos folur pastaj për të famshem Barcelona-PSG.
Presidenti i UEFA-s përjashton përdorimin e VAR-it, të paktën së shpejti. Kjo e bën çështjen më politike, e nxjerr nga shinat e sportit, futbollit. Dhjetra kamera më shumë në fushë, që të gjitha të dedikuara do ta shndërronin çdo shikues nga ekrani në një “gjyqtar” të ndeshjes dhe do të shmangeshin gafat e rënda.
A nuk mjaftojnë gafat e këtij sezoni për të vendosur VAR-in? A nuk mjaftojnë këto gafa për të ndërhyrë dhe për të rikthyer besueshmërinë në sportin më të ndjekur në planet? Nëse jo, le të presim finalen e Kievit për të parë gafat e radhës…
Marrë nga Corriere Dello Sport. Autori është kryeredaktor i versioneve online të “Corriere”
Interested in ordering cheapest medications over the internet
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.