Pasi pësoi 5 gola nga Rusia në ndeshjen hapëse, më shumë sesa përpjekja për të bërë ndonjë surprizë, Arabia Saudite hyri në fushën e lojës ndaj Uruguajit me objektivin e vetëm që të shmangte turpërimin.
E nëse ky ka qenë misioni dhe ajo çfarë kanë pasur në kokë trajneri dhe lojtarët e skuadrës, atëherë ai u përmbush.
Uruguaji fitoi minimalisht 1-0 në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupin A, falë golit të shënuar nga Suarez duke vulosur njëherë e mirë fatet për këtë grup.
Egjiptit, që u largua një natë më parë, i bashkohen sauditët e eleminuar. Dy skuadrat janë në kuotën e 0 pikëve dhe ndeshjen e fundit do të përplasen me njëra-tjetrën, ku në mes do të jetë vetëm prestigji dhe asgjë më shumë.
Ndërkohë, pas këtij trepikëshi, Uruguaji ngjitet në kuotën e 6 pikëve, po aq sa Rusia, që mban vendin e parë vetëm për shkak të golavarazhit. Ndeshjen e fundit dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën dhe pikërisht në atë 90 minutësh do të bëhen llogaritë dhe do të vendoset primati i grupit A.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.