Bota

Sarkozy në bankën e të akuzuarve, seanca shtyhet për të enjten

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, u paraqit të hënën para trupit gjykues nën akuzat për korrupsion. Ai është akuzuar se ka tentuar të korruptojë një magjistrat në këmbim të informacionit lidhur me një hetim financiar.

Sarkozy është ish-presidenti i parë në Francën moderne që është paraqitur si i akuzuar. Ai drejtoi Francën nga viti 2007 deri më 2012.

Sipas mediave të huaja ndërkombëtare, seanca ndaj Sarkozy zgjati vetëm 30 minuta. Më pas ajo u shty deri ditën e enjte sepse një nga emrat kryesore në këtë çështje, ish-gjyqtari i lartë Gilbert Azibert, ka kërkuar të kryej një kontroll mjekësore.

65 vjeçari Sarkozy mbetet një nga politikanët e djathtë më popullor në Francë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë