Ne rrjet

Sarkozi përgatitet për rikthimin politik!

Nicolas Sarkozi duket po bëhet gati për një rikthim politik. Ish presidenti francez është duke botuar një libër të titulluar "Pasionet", duke u rikthyer në qendër të vëmendjes, ndërkohë që partia e tij po kërkon për një shpëtimtar pas dështimit në zgjedhjet e Parlamentit Europian të muajit të kaluar.

Disa zyrtarë në partisë konservatore, Les Républicains (LR), i kanë bërë thirrje Sarkozis që të kthehet në drejtimin e partisë, e cila ka humbur shumë votues që kanë zgjedhur partinë e Presidentit Emmanuel Macron, La République En Marche apo partinë e ekstremit të djathtë të udhëhequr nga Marine Le Pen.

Dëshira për një rikthim të Sarkozisë, shtatë vjet pasi nuk arriti të fitojë një mandat të dytë si president, vjen ndërkohë që partia e tij po kërkon një mënyrë për të sfiduar presidentin Macron. Edhe pse Sarkozi është një bishë politike që gëzon ende popullaritet, ai tani është 64 vjeç dhe një figurë mjaft përçarëse, madje edhe brenda partisë së tij.

Megjithatë, të gjithë të bindur se vetëm një kthesë drastike mund të rikthejë republikanët në skenën politike franceze. Partia që po ndjek vijën politike të Charles De Gaulle dhe nxori Georges Pompidou, Jacques Chirac dhe Nicolas Sarkozy fitoi vetëm 8 për qind të votave në zgjedhjet e Parlamentit Europian. Debati shkaktoi dorëheqjen e kreut të partisë Laurent Wauquiez dhe ka ngritur frikën për shuarjen e së djathtës konservatore në Francë.


Nicolas Sarkozi

Pas largimit nga skena politike, Sarkozi publikoi disa libra duke komentuar zhvillimet aktuale, por edhe presidencën e tij. Këtë herë, megjithatë, në vend të një programi politik, "Pasionet" është një rikujtim i jetës dhe karrierës së tij para se të bëhej president. “Është një tregim i asaj që kam jetuar dhe shkruar pa motiv politik", shkruan Sarkozi në Tëitter.

Ende pa dalë lajmi për publikimin e librit, disa prej mbështetësve më të mëdhenj, duke përfshirë Brice Hortefeux, deputet dhe ish-ministër në kohën e Sarkozi dhe kryetari i bashkisë së Nisës, i bënë thirrje atij të rikthehej në krye të partisë.

Sarkozi është një “kafshatë” e fortë politike që mori me mjeshtëri drejtimin e partisë për të kandiduar për president në vitin 2007, duke anashkaluar rivalët më me përvojë politike.

Ai udhëhoqi Francën përmes krizës financiare të vitit 2008, por humbi gjatë zgjedhjeve të vitit 2012 ndaj socialistit François Hollande që nuk arriti të shkurtojë papunësinë, të frenojë borxhin publik ose të rrisë fuqinë blerëse.

Ai pësoi një humbje tjetër pesë vjet më vonë, kësaj radhe në zgjedhjet e brendshme presidenciale të partisë së tij, për shkak të problemeve ligjore.

Por hera e fundit që republikanët fituan presidencën dhe mbajtën një shumicë në parlament ishte nën udhëheqjen e Sarkozi. Dhe shumica e mbështetësve të republikanëve tani besojnë se Sarkozi do të ishte udhëheqësi më i mirë për të djathtën franceze, sipas një sondazhi të kohëve të fundit, pavarësisht problemeve të tij të vazhdueshme ligjore lidhur me raste të ndryshme të korrupsionit, në të cilat ai mohon keqbërjen.

Nicolas Sarkozy

Ai gjithashtu u bë kohët e fundit figura e dytë politike më popullore në Francë, sipas një sondazhi të IFOP.

Rreth 130,000 anëtarë të partisë pritet të zgjedhin kreun e ri të partisë në tetor. Deri më tani, vetëm kreu i grupit parlamentar të republikanëve, Christian Jacob po kandidon. "Ai është një figurë konsensuale, sepse ai mbështetet nga figurat kryesore të partisë dhe nuk përmban asnjë ambicie për të kandiduar për president", tha një zyrtar i republikanëve që foli me kusht anonimiteti.

"Në politikë, gjithmonë duhet të lëmë dyert të hapura," tha Eric Woerth, deputet i parlamentit francez. “Sarkozi la një shenjë të madhe në politikën e 20 viteve të fundit dhe mandati i presidencial duket si një sukses në krahasim me krizën e fundit që kaluam", shton ai.

Woerth nuk mund të thotë nëse ish-presidenti është duke u përgatitur për një rikthim tjetër, pas tentativës së dështuar në vitin 2017, por thotë se Sarkozi është plot më të papritura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë