Ne rrjet

Nga spitali në burg. Jeta e Sanduloviç, në rrezik. Pamjet e reja pasi u dhunua nga BIA serbe vetëm se nderoi Adem Jasharin (video)

Nga Gazeta 'Si'- Avokati serb Cedomir Stojkoviç ka publikuar pamje të reja të politikanit serb Nikolla Sanduloviç që është arrestuar dhe pastaj rrahur brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ai tha se Nikolla Sanduloviç, po dërgohet në burgun qendror në Beograd nga Emergjenca ku dje u shtrua(4 janar)pasi u raportua se ishte rrahur nga zyrtarë të shërbimit sekret.

“Video nga Qendra Emergjente e spitalit të Beogradit në Burgun Qendror, me urdhër të prokurorit publik të Nishit, në momentin kur jeta e Nikollës është në rrezik. Ai përfundoi në spital në këtë gjendje të keqe, sepse pjesëtarët e sigurimit serb e kishin rrahur dy ditë më parë në ndërtesën e BIA-s për të njëjtën arsye, sepse vendosi lule mbi varret e shqiptarëve në Kosovë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë