Ne rrjet

Nderoi Adem Jasharin, shërbimet sekrete serbe rrahin brutalisht politikanin serb! E bija: Është helmuar, nuk mund të lëvizë

Nga Gazeta 'Si'- Politikani serb Nikolla Sanduloviç është dhunuar brutalisht nga shërbimet sekrete serbe, për shkak se kërkoi falje për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe nderoi komandantin e UÇK-së Adem Jashari.

Lajmi është bërë me dije nga e bija e Sanduloviç, Klara, e cila për median kroate “Slobodna Dalmacija” ka rrëfyer detaje për gjendjen e rënduar të të atit. Sipas Sanduloviç, politikani serb ka mbetur i plagosur rëndë nga dhuna që është ushtruar ndaj tij nga BIA serbe.

Mediumi kroat nis shkrimin së pari duke treguar për agjentët e Shërbimeve Sekrete Serbe të cilët hynë në shtëpinë e presidentit të Partisë Republikane, Nikolla Sanduloviç dhe e morën “për ta marrë në pyetje”.

Sipas informacioneve të fundit nga familja dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, Nikolla Sanduloviç është “kthyer në shtëpi në gjendje të rëndë” të enjten pasdite. Ai dyshohet se është i paralizuar, ka shenja dhe lëndime të shumta.

“Dje gruaja e tij e gjeti derën e shtëpisë të hapur, dhe babai im nuk ishte askund… Ajo shkoi menjëherë në polici për ta denoncuar zhdukjen, dhe ata thjesht i thanë ‘mos u shqetësoni zonjë, ai është i sigurt'. Kjo ishte shenja e parë se diçka nuk ishte në rregull, se diçka kishte shkuar keq, dhe ajo sapo kuptoi më të keqen – këtë mëngjes ajo po priste në VMA (spitalin në Beograd), që nga ora nëntë, sepse zbuloi se ai ishte në spital, por askush nuk i ka dhënë asnjë informacion, vetëm se ‘nën mbrojtjen e shërbimit ushtarak’ dhe atë informacion mund t’ia japë vetëm ‘mjeku i besuar’. Ai është helmuar dhe nuk mund të lëvizë… ”, pohon Klara Sanduloviç.

Vajza e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, për shkak të gjithë situatës u largua urgjentisht nga Spliti, ku kishte ardhur për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me familjen e saj, për t’u kthyer në Beograd për të ndihmuar të atin.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i palës kosovare për rastin. Dimal Basha nga Lëvizja Vetëvendosje akuzon Serbinë për orkestrimin e sulmeve terroriste ndaj Kosovës.

“Serbia na vret dhe rrëmben policë, vjedh zgjedhje, i bën favore Rusisë. Politikanin opozitar Nikola Sanduloviç është gati i vetmi politikan serb që ka kërku falje për krimet e Serbisë në Kosovë, dhe ka bërë homazhe tek varrezat e Jasharajve! Me t'u kthyer, policia sekrete serbe kriminale e arreston dhe e rrah brutalisht, dhe sot ai është shfaqur pa vetëdije dhe i paralizuar!Ndër personat që e kanë rrahur, avokati vetë thotë se është edhe terroristi Milan Radoiçiç", theksoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që Nikolla Sanduloviç është në prag të vdekjes. Ai ishte helmuar një herë, dy vjet më parë. Një herë i është hedhur një bombë në oborrin e shtëpisë në Senjak, ndërsa një herë tjetër, në fillim të vitit 2010, nën xhip i është vendosur një mjet shpërthyes. Nga shpërthimi, Sanduloviç u plagos rëndë, ndërsa tre shoqëruesit e tij u plagosën lehtë.

Homazhet për Adem Jasharin

Katër persona u akuzuan për tentativë vrasjeje dhe krime të tjera të rrezikimit të sigurisë së qytetarëve, ndërsa në gjykimin, i cili përfundoi me aktgjykim fajtor dhe disa vite burg, pati edhe një përleshje mes Sanduloviçit dhe njërit prej të akuzuarve.. Megjithatë, ai vendim u anulua në gjykatën më të lartë të apelit në Beograd, kështu që pritet një vendim i ri gjyqësor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë