Politike

Samiti i Berlinit, mbërrin Mistotakis, pritet nga ministri Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, priti në Rinas Kryeministrin   e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit Procesit të Berlinit, që po zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor.

Krahas axhendës së përbashkët, mediat greke kanë raportuar se Mitsotakis pritet të ngrejë edhe çështjen Beleri në takimet dy palëshe.

Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë kanë pësuar ftohje për shkak të kryebashkiakut Fredi Beleri aktualisht në burg i akuzuar për shitblerje votash.

Fredi Beleri ka kërkuar nga burgu që t’i lejohet të betohet si kryebashkiak, procedura e vetme që i hap rrugë atij për të qenë zyrtarisht kryetar i bashkisë deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.   


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë