Ndërkohë që Bashkimi Europian përgatitet për zgjedhjet presidenciale, Matteo Salvini ka mbledhur në Milano të gjitha partitë populiste për të shkundur sipas tij nga themelet Brukselin zyrtar.
Kreu i ekstremit të djathtë në Itali deklaroi të hënën se synon të formojë grupin më të madh në Parlamentin Europian pasi bashkoi me forcat me euroskeptikët e BE- për të nisur fushatën e tij zgjedhore.
Salvini, ministri i brendshëm i Italisë dhe kreu i Lega Nord tha se do të “ndryshojë rregullat e Europës”. Ai paraqiti planet e tij në një hotel luksoz në Milano së bashku me deputetët nga Alternativës për Gjermaninë (AfD), Partia Popullore Daneze dhe partinë Finlandezët e
Ai tha se dëshiron që grupi i ri të luajë një rol vendimtar në zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të ardhshëm Europian më vonë këtë vit pas zgjedhjeve të majit.
“Qëllimi ynë është që në fund të jemi një forcë qeverisëse dhe një forcë ndryshimi”, tha Salvini.
Ai tha se partitë u mblodhën në Milano do të punonin së bashku me aleatët tradicionalë të partisë së tij, si Marine Le Pen dhe kryeministri hungarez Viktor Orban. “Të gjithë ne ndajmë shqetësime të përbashkëta, duke përfshirë kontrollin e kufirit dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, deklaroi zëvendëskryeministri italian. “Ne duhet të vendosim punën, familjen, sigurinë, mbrojtjen e mjedisit përsëri në qendër të punës së BE-së”, u shpreh Salvi

Lëvizja e krijuar nga partirë populiste mbajtur emrin “Drejt një Evrope të Përbashkët,” dhe është lëvizja më dramatike e marrë ndonjëherë nga forcat populiste dhe përbën një kërcënim për Parlamentin e ardhshëm Europian.
Megjithatë, për shumë ekspertë Salvini do të ketë të vështirë të formojë një aleancë të qëndrueshme dhe kohezive.
“Qëllimi ambicioz i të gjithë atyre që janë mbledhur rreth kësaj tryeze është krijimin e grupi i parë në Parlamentin e ardhshëm evropian”, u tha Salvini gazetarëve. “Ky grup do të ishte “më i madhi, më i rëndësishmi, më i vendosur dhe i orientuar drejt së ardhmes në Parlamentin e ardhshëm europian”.

Salvini pranoi se partitë “kishin dallime”. Por sipas tij ato të ngroheshin përtej dallimeve e për të ndryshuar “makthin” e prioriteteve të politikës aktuale të BE.
“Ne duhet të vendosim punën, familjen, sigurinë, mbrojtjen e mjedisit në qendër,” deklaroi ai.
Sipas parashikimeve, aleanca e sapoformuar ka të ngjarë të bëhet grupi i pestë më i madh në parlamentin e ardhshëm me 59 vende, kështu që synimi i Salvinit për formimin e bllokut më të madh duket si një qëllim i largët.
Udhëheqësi i AfD-së Jörg Meuthen ishte ndër ata që morën pjesë në mbledhjen e së hënës. AfD aktualisht është në një tjetër bllok të Parlamentit Evropian dhe ka qenë i kujdesshme për t’u bashkuar me disa parti të tjera të ekstremit të djathtë, veçanërisht me partinë e Le Pen.
Meuthen tha se aleanca e re do të niste një platformë për të bashkuar partitë euroskeptike. “Nëse duan të bashkohen nën të njëjtën çati, ata janë të mirëpritur”, tha ai.
Anders Vistisen, një eurodeputet nga Partia Popullore e Danimarkës, e përshkroi aleancën e re si “një ftesë të hapur” për të gjitha palët që mendojnë si ata.
“Mbetet për t’u parë se kush do të bashkohet me aleancën e re”, tha ai, duke shtuar se “ajo që na bashkon është shumë më e madhe se gjërat që na ndajnë”.
“Ne kemi interesa të ndryshme gjeopolitike,” tha Olli Kotro, një deputetëve të Finlandezëve të Vërtetë. Por ai shtoi se partitë e djathta do të bashkohen për “mbrojtjen kufitare, kulturën dhe luftën kundër euro-federalizmit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.