Ne rrjet

Salvini fiton Umbrian, bastionin e majtë në Itali

Pas një gjysmë shekulli qeverisjeje nga krahu i majtë, rajoni qendror italian i Umbrias ka zgjedhur sot një qeveri rajonale të kryesuar nga partia e Matteo Salvinit. Partia e tij e ekstremit të djathtë, Lega Nord fitoi shumicën e votave duke i dhënë kështu një goditje qeverisë së re italiane.

Kandidatja e Salvinit, Donatella Tesei e Ligas, e mbështetur nga Vëllezërit e ekstremit të djathtë të Italisë dhe Forza Italia e Silvio Berlusconi, fitoi 57.5 përqind të votave në zgjedhjet e së Dielës. Vincenzo Bianconi, i cili u mbështet nga dy partitë që qeverisin në nivelin kombëtar, Partia Demokratike (PD) dhe Lëvizja Pesë Yjet, fitoi 37 përqind të votave.

Ndërkohë që shkalla e fitores së Lega Nord u bë e dukshme mbrëmjen e së dielës, Salvini u tha gazetarëve: "Ne po shkruajmë historinë këtu sonte."

Rezultati është një goditje e madhe për qeverinë e kryeministrit Xhuezepe Konte, formimi i së cilës dy muaj më parë hoqi Salvinin nga pushteti. Zgjedhjet e Umbrias ishin hera e parë që dy aleatët e rinj mbështesin bashkërisht një kandidat. Po ashtu, kjo ishte hera e parë që testohej qeveria e tyre përmes një votimi.

Conte deklaroi të premten se kjo nuk ishte një votë kundër qeverisë së tij, por humbja katastrofike e partive qeveritare është e sigurtë se do të ketë pasoja të mëdha për koalicionin e brishtë. Umbria ka vetëm 700,000 votues dhe ka qenë prej kohësh një nga fortesat e krahut të majtë të Italisë.

Salvini pritet ta përdorë fitoren dërrmuese të Legas për të demonstruar se ai ende ka mbështetjen e shumicës së italianëve, pavarësisht se është lënë jashtë qeverisë gjatë verës dhe është detyruar të dalë në opozië.

Testi tjetër i madh për aleancën PD-Pesë Yjet do të vijë në një tjetër votim rajonal, në Emilia-Romagna, në janar.

Ndërkohë analistët besojnë se humbja e Umbrians nuk do të shkatërrojë qeverinë, por humbja e rajonin ku ndodhet Bolonja, fortesa më simbolike e krahut të majtë të Italis, mund të shkatërrojë aleancën e demokratëve dhe Pesë Yjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë