Keshilla

Sa pastë ju duhet për të larë dhëmbët

Sa pastë përdorni për të larë dhëmbët? Shumë njerëz kanë tendencën të përdorin shumë pasi kjo shikohet si një mënyrë për ti larë më mirë apo mund të jetë një ndikim që kemi nga reklamat që tregojnë një shirit të gjatë paste në furçë.

Shoqata Kombëtare e Stomatologëve Italianë ka thënë se në të vërtetë sasia e produktit duhet të jetë e barabartë me madhësinë e një bizeleje. Nga ana tjetër, edhe më pak është e mjaftueshme për fëmijët nën 3 vjeç.

Kjo ka të bëjë me fluorin pasi në fëmijëri, fluori i tepërt mund të shkaktojë një sëmundje të quajtur fluorozë. Kjo sëmundje përfshin njolla të bezdisshme në dhëmbë.

Gjithashtu, përdorimi i një doze të tepërt të pastave të dhëmbëve, përveç humbjes së panevojshme të sasive të mëdha të produktit, rrezikon efektivitetin e pastrimit të dhëmbëve. Një dozë e tepruar e produktit në fakt shkakton më shumë shkumë, është i bezdisshëm dhe në shumë raste bën që të ndërpritet pastrimi i dhëmbëve më shpejt. Si pasojë, koha e nevojshme që pastrimi të jetë me të vërtetë efektiv e cila është për të paktën 2 minuta, nuk respektohet. Arsye që nuk vihen re pa i menduar mirë por që janë të mjaftueshme që ti kemi parasysh kur të lajmë dhëmbët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë