Mendim

Sa e rrezikshme është vërtetë ushtria ruse?

Rusia njofton vazhdimisht për arritje të mëdha ushtarake, duke alarmuar fqinjët e vegjël të Europës Juglindore. Arritja e fundit ishte prodhimi i një torpedoje të madhe bërthamore të cilën presidenti rus e paraqiti si dhuratë Krishtlindjeje për popullin e tij. Në shtator Kremlini njoftoi po ashtu se kishte hedhur në shërbim raketën hipersonike “Avangard”. Por pyetja që mundon vazhdimisht Perëndimin është se sa prej tyre janë të vërteta.

Kremlini ka njoftuar po ashtu se dëshiron ta bëjë ushtrinë e tij “të padukshme” ndaj armikut, duke prodhuar një kamuflazh të brezit të ri me aftësitë kameleonike, që t’u lejojë forcave të armatosura ruse një vëzhgueshmëri shumë të ulët për të gjitha llojet e fushëbetejave. Modeli prodhuar nga gjiganti mbrojtës Rostec, i cili u zhvillua fillimisht për t’u përdorur në autoblinda, është në gjendje të ndryshojë ngjyrën në varësi të mjedisit rrethues . Megjithatë, pavarësisht propagandës së përhapur nga qeveria, është shumë vështirë të kesh një pasqyrë të saktë të aftësive ushtarake të Rusisë.

Raportet dhe vlerësimet e besueshme thonë se rusët kanë mbetur "prapa" fuqive të mëdha. Edhe pse reformat ushtarake ruse dhe modernizimi u ushtrisë kanë vazhduar gjatë dy viteve të fundit pavarësisht rënies së çmimeve të energjisë (të cilat kanë ulur të ardhurat) apo pavarësisht nga sanksionet perëndimore (të cilat kanë ndikuar në qasjen në teknologji), ekspertët perëndimorë thonë se një pjesë e madhe e tankeve dhe makinerive ushtarake ruse i përkasin periudhës sovjetike.

Në krahasim me ushtrinë amerikane, ushtria ruse ka vetëm një pjesë të aftësive dhe pajisjeve të Uashingtonit, por rusët janë shumë më të fuqishëm se çdo shtet tjetër post-sovjetik dhe madje paraqesin një sfidë për ushtritë europiane nëse kjo e fundit do të përballej vetëm me Rusinë, pa mbështetjen e SHBA-së. Tanket e vjetra sovjetike nuk mund të krahasohen me automjetet më të fundit të ushtrisë amerikane, por mund të paraqesin rrezik për vendet europianë, të cilat kanë një numër modest tankesh në arsenalin e tyre. Bombarduesit “TU-95” mund të jenë po ashtu mjete të trashëguara nga Lufta e Ftohtë, por janë mjaft efektiv në shkeljen e hapësirës ajrore të vendeve të NATO-s ose bombardimin e objektivave pa mbrojtje ajrore.

Rusia është gjithashtu një nga vendet e pakta me një aftësi të vërtetë ekspeditive. Ajo mund të dërgojë një forca modeste në vende të ndryshme të botës dhe ka dhjetëra njësi të trajnuara mirë dhe të pajisura me armë të rënda, edhe pse nuk mund të krahasohen me armët dhe pajisjet e divizioneve të ushtrisë amerikane.

20,000 tanke?

Përveç arsenalit bërthamor, Rusia ka përparësi edhe në betejat tokësore. Kohët e fundit, Kremlini njoftoi se Rusia kishte më shumë tanke se çdo komb tjetër në botë.

"Rusia ka tanke më shumë se të gjitha vendet e NATO-s”, thotë gazetari rus dhe analisti ushtarak Pavel Felgenhauer,

Shumica e fuqive europiane e ulën prodhimin e tankeve pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, duke u fokusuar në konfliktet me grupet terroriste dhe guerile. Kjo, sipas Felgenhauer, i vë ato në një disavantazh masiv në rast të një lufte tokësore në Evropë.

"Tani Gjermania ka vetëm 300 tanke," thotë ai. "Britania ka 2500, dhe Franca një numër të përafërt më të. Në rast të një luftë europiane, Rusia ka përparësi logjistike mbi Perëndimin, shton Felgenhauer, duke paralajmëruar se konfliktet në jetën reale varen nga shumë faktorë të ndryshëm, duke përfshirë edhe gjeografinë.

“Është sikur parashikohej një rezultat i një ndeshje futbolli: Po, në thelb, Brazili duhet të mundë Amerikën në futboll, por unë kam parë amerikanët që mundën Brazilin në Afrikën e Jugut, në Kupën e Konfederatave", thotë ai. "Nuk mund ta dimë kurrë rezultatin derisa të luhet loja".

Analisti rus Aleksandër Golts , thotë se duke lënë mënjanë armët bërthamore, SHBA ka një avantazh të jashtëzakonshëm në forcat konvencionale, duke qënë se ka një flotë shumë më të fuqishme detare dhe ajrore.

Megjithatë rithekson se forcat ajrore të Rusisë tani janë shumë më të fuqishme se ato kineze, edhe pse Pekini është duke ndërmarrë një program shumë ambicioz të ndërtimit të anijeve. Megjithatë, sipas Golts, edhe pse luftanijet e Rusisë janë të vjetra, ato janë të shpesh pajisura me raketa shumë moderne.

Ndërkohë, Felgenhauer pranon Rusia ka mangësi në shumë fusha të teknologjisë ushtarake moderne, duke përfshirë dizajnin dhe prodhimin e dronëve, komponentët elektronikë, si dhe radarët dhe zbulimet satelitore. Për shembull, Rusia po prodhon aktualisht drone që në bashkëpunim me inteligjencën izraelite, pasi i mungon teknologjia për t’i prodhuar vetë. Rusia po punon gjithashtu me Kinën për modernizimin e qendrave të tij të komandimit dhe kontrollit, të cilat shërbejnë për të përpunuar informacione nga terreni.

" Po, kemi armë, duke përfshirë armët me rreze të gjatë, por aftësitë tona të modernizimit janë më të dobëta se aftësitë tona të sulmit," tha Felgenhauer. "Pra, ne kemi një gamë të gjerë ushtarake, por ne nuk e dimë gjithmonë se ku është objektivi, pasi këto armë duhet të modernizohen dhe mirëmbahen".

Sipas analistit, këto probleme u përkeqësuan nga kriza e Krimesë në vitin 2014. Pas përplasjes me Perëndimin, Moska po shpenzonte së paku 500 milionë dollarë në vit shpenzime ushtarake. E ballafaquar me embargon e Perëndimit, Rusia po punon gjithashtu për të zhvilluar avionët e vet dhe për të mbushur boshllëkun teknologjik në fusha të tjera, por ndarja e Bashkimit Sovjetik e la Moskën jo vetëm më të dobët në aspektin e territorial dhe numrit të trupave, por edhe në aspektin ushtarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë