Ne rrjet

Rumania në krizë me BE. Bllokon kandidaten për Kryeprokurore

Rumania rrezikon të humbasë Presidencën e Këshillit Europian për shkak të ndalimit ish-prokurores së përgjithshme të vendit, e cila është duke kandiduar tanimë për postin e Kryeprokurores Europiane.

Pas shtatë orësh marrjesh më pyetje, Laura Codruta Kovesi u ndalua të largohej nga Rumania dhe të fliste me shtypin. Qeveria socialdemokrate e Rumanisë ka kundërshtuar gjatë kandidaturën e saj, pasi Kovesi ka akuzuar dhe arrestuar shumë nga zyrtarët e partisë së tij për korrupsion. Një sërë ekspertësh europianë kanë ngritur alarmin se nëse pëplasjet Bukuresht-Bruksel përshkallëzohen, Rumania mund edhe t’i ndërpritet mbajtja e presidencës se KE-ë.

Ajo që mund të thuhet me siguri deri më tani është se ndalimi i Kovesit është duke ndërlikuar presidencën e Këshillit Europian të Rumanisë, i cili përfundon në qershor.

Komisioni Europian pranoi të premten se marrëdhëniet mes Rumanisë së BE-së ishin përkeqësuar për shkak të Kövesit. Zëdhënësi kryesor i Komisionit Margaritis Schinas komentoi lajmin se Kövesi ishte vendosur nën "kontrollin gjyqësor" duke thënë se BE-ja po ndjek nga afër zhvillimet në Bukuresht.

"Është thelbësore që të gjithë kandidatët për postin e Kryeprokurorët Europianë të trajtohen në mënyrë të drejtë gjatë këtij procesi. Prandaj, Komisioni i bën thirrje qeverisë rumune dhe autoriteteve rumune që të respektojnë plotësisht procedurat, pasi të gjithë kandidatët duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në të gjitha hapat e përzgjedhjes, pa pengesa", deklaroi ajo.

Laura Codruta Kovesi

Schinas pranoi se klima e marrëdhënieve midis ekzekutivit të BE dhe Rumanisë ishte bërë më e rëndë.

E pyetur nëse kjo do të ndikojë edhe në Presidencën e KE-de , ai u përgjigj se gjithçka do të varej nga marrëveshja e ndërmjetësuar gjatë orëve të ardhshme me Bukureshtin.

"Puna e Presidencës po vazhdon por të gjitha këto zhvillime po e bëjnë më të rëndë klimën politike dhe na kërkojnë të ndjekim nga afër situatën. Krizapo ndikon në klimën e përgjithshme politike dhe qëndrimin e vendeve anëtare ndaj Rumanisë”, deklaroi ajo.

Duke cituar burime nga Parlamentin Evropian, “Euroacativ” raporton se Rumania mund të përjashtohet nga samiti Sibiut për të ardhmen e Europës më 9 maj, nëse tensionet me Brukselin do të përshkallëzohen. Në këtë rast, samiti mund të mbahej në Bruksel.

Rumania ka pasur një eksperiencë të keqe me anulimin e këtyre samiteve, për shkak të tensioneve dhe përplasjeve me BE-në. Në vitin 2012, anuloi një kongres të BE-së në Bukureshti në Bruksel, duke përshkallëzuar edhe më shumë tensionet.

Ish-kryeprokurori i anti-korrupsionit në Rumani, Laura Codruta Kovesi, raportoi në një stacion policor në Bukuresht të premten pasi u ndalua të largohej nga vendi. Një grusht përkrahësish brohorisnin kur doli nga ndërtesa e policisë.

“shte vetë Kovesi ajo që konfirmoi se u vu nën mbikëqyrje policore dhe i ishte ndaluar të largohej nga Rumania.

"Kjo është një përpjekje për të heshtur të gjithë drejtësisë, e cila ka bërë gjithçka siç duhet," u tha ajo gazetarëve pasi u mor gjashtë orë në pyetje në një zyrë të posaçme të krijuar kohët e fundit për të hetuar magjistratët.

Por ndalimi i saj është konsideruar se “arrest shtëpie” nga partitë e opozitës dhe nga disa diplomatë të huaj.

"Unë jam i shqetësuar nga raportet se Laura Kovesi është vënë nën kontroll gjyqësor nga autoritetet rumune dhe i është ndaluar të largohet nga vendi", shkroi ambasadori i Kanadasë në Rumanisë, Kevin Hamilton në në Facebook.

Manfred Weber, kandidati i Partisë Popullore Evropiane postin e presidentit të Komisionit Europian e quajti vendimin papranueshëm. “Jam shumë i shqetësuar për procedurat ligjore kundër Laura Kövesit. Kjo është krejtësisht e papranueshme në Europë dhe e pashembullt për një vend që mban presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian”, deklaroi ai.

Ndërkohë, presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani tha se ai do ta ngrejë çështjen në nivelet më të larta.

“Jam tejet i shqetësuar nga lajmet se Laura Codruza Kövesi është vënë nën kontrollin gjyqësor, PE-ja qëndron pranë kandidates për Prokuroren Publike Europian. Do ta ngre çështjen në mbledhjen e udhëheqësve të grupeve të PE të mërkurën tjetër”, shkroi ai.

https://twitter.com/ManfredWeber/status/1111595454079348736?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1111595454079348736&ref_url=https%3A%2F%2Fbalkaninsight.com%2F2019%2F03%2F29%2Fromania-bans-prosecutor-kovesi-from-leaving-country%2F

Por si u bë Kovesi armikja më e madhe e qeverisë së saj

Deri vitin e kaluar, Laura Codruta Kovesi ishte drejtoresha e njësisë më të fuqishme Anti-Korrupsionit në Rumani. Por tanimë 45-vjeçarja po garon për kryeprokuroren e BE-së jo vetëm kundër një avokati të përgjithshëm francez por edhe kundër vullnetit të qeverisë saj.
Si kryetare e Zyrës së re Europiane të Prokurorisë Publik (EPPO), kushdo që fiton këtë post do të ketë kompetenca të gjera për të hetuar dhe ndjekur penalisht keqpërdorimin e fondeve të BE-së dhe mashtrimin e TVSH-së midis shteteve anëtare të BE por edhe atyre si kandidate, siç pritet të jenë në qershor Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Nga një lojtare e talentuar basketbolli, Laura Kovesi u bë prokurore e përgjithshme në moshën 36-vjeçare. Deri në vitin 2013 ajo ishte drejtoresha e ADN-së, njësisë rumune të anti-korrupsionit dhe çoi mjaft politikanë të njohur prapa hekurave.

Gjatë pesë viteve në detyrë ajo çoi në gjyq 68 zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë edhe 14 ministra të qeverisë dhe 53 deputetë. Deri në kohën kur u pushua nga puna nga Social Demokratët në pushtet, 37 prej këtyre politikanëve ishin dënuar, ndërkohë që shumica e hetimeve të tjera ishin ende në vazhdim.

Socialdemokratët e qeverisë rumue e konsiderojnë Kovesin si armiken e tyre më të madhe, edhe pse kryeprokurorja ka ndjekur penalisht zyrtarë nga të gjitha partitë. Pas një beteje të gjatë, qeveria ia doli ta rrëzonte nga posti korrikun e kaluar. Kovesi u akuzua për abuzim me detyrën dhe përdorimin e pajisjeve të përgjimit nga shërbimet sekrete. Të gjithë prokurorët e qarqeve u akuzuan për presion ndaj dëshmitarëve. Ajo i hodhi poshtë hetimet si shpifje të qeverisë, por iu desh të dorëzohet dhe të largohej nga posti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë