Interviste

Rumania: BE-ja gati të ndërmjetësojë në krizën politike në Shqipëri

Ministri i Jashtëm rumun, Teodor Meleșcanu, vendi i të cilit po mban edhe Presidencën e Këshillit Europian, i ka bërë thirrje të gjitha palëve politike në vendin tonë për dialog, duke theksuar se BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë. Sipas tij, Shqipëria, Maqedonia duhet të nxitojnë me reformat dhe të bëjnë të pamundurën për pavarësinë e plotë të gjyqësorit.

Në një intervistë me “European Western Balkans”, ai ka folur për perspektvën europaine të Ballkanit Perëndimor, të cilën e konsideron si përparësi të presidencës së vendit të tij, por edhe për të ardhmen e vetë Bashkimit Europian.

Tashmë është vlerësuar se Presidenca e parë e Rumanisë do të jetë gjithçka, përveç një formaliteti. Me daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja më 29 mars dhe zgjedhjet evropiane në maj, muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë jo vetëm për Tiranën dhe Shkupin, por edhe për BE-në. Megjithatë, Rumania angazhohet për një agjendë ambicioze, e cila gjithashtu ka në fokus anëtarësimin e Ballkanin Perëndimor.

Protesta serioze po zhvillohen kundër qeverive në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi. A ka ndonjë gjë që BE-ja mund të bëjë për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve politike në këto vende?

Shpresojmë dhe besojmë se dialogu i hapur dhe i sinqertë midis të gjithë aktorëve politikë dhe shoqërisë civile do të sjellë qetësi. Zbatimi i reformave, me konsultimin e duhur të të gjithë aktorëve, do të legjitimojë gjithashtu gjithë procesin e harmonizimit.

Përfaqësuesit e BE dhe institucionet e saj mund të ndihmojnë vetëm duke ndërmjetësuar ndërmjet aktorëve politike, nëse vendet e rajonit dëshirojnë ndërhyrjen tonë, por pjesa tjetër u takon palëve politike në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi.

Teodor Meleșcanu dhe Federica Mohgerini

Si mbajtës të Presidencës së Këshillit të BE-së, ne inkurajojmë aktorët politikë të nxitojë në zbatimin e reformave të nevojshme për pranimin në BE dhe të punojnë për pavarësinë e plotë në sistemit të gjyqësor, në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve dhe të përmbushen pritshmërinë e tyre.

Rumania ka listuar mbështetjen për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor si një nga prioritetet e Presidencës së saj. Edhe pse anëtarësimi  varet sigurisht nga reformat e ndërmarra nga vendet kandidate, a mendoni se ka vullnet brenda BE-së për të çuar përpara këtë proces?

Zgjerimi i BE, i cili mbetet një nga politikat më të suksesshme të Bashkimit Evropian dhe një prioritet i rëndësishëm në agjendën evropiane, është duke u nxitur fuqimisht nga Presidenca Rumune në Këshillin e BE.

Në kontekstin aktual evropian, mes Brexit dhe zgjedhjeve europiane, pasuar nga fillimi i një cikli të ri institucional të BE-së, si dhe sfidat me të cilat Bashkimi ka hasur gjatë viteve të fundit, politika e zgjerimit ka mbetur një investim thelbësor në stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë kontinentit europian. Vitin e kaluar, Komisioni publikoi Strategjinë e Zgjerimit, duke ripohuar angazhimin e BE ndaj kësaj politike dhe rëndësinë e saj strategjike për Bashkimin, i cili më vonë u rikonfirmua nëpërmjet konkluzioneve të Këshillit mbi zgjerimin, miratuar në qershor të vitit 2018.

Hapa të tillë konkretë janë një dëshmi se zgjerimi vazhdon të jetë një nga fokuset kryesore të BE-së. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se Rumania do të braktisë qëndrimin e saj parimor lidhur me nevojën që vendet kandidate për në BE të respektojnë plotësisht kriteret e pranimit. Në fakt, objektivi i këtij procesi gjithëpërfshirës është promovimi i shoqërive të vërteta europiane për zgjerimin e zonës së stabilitetit të BE-së.

A do të jetë zgjerimit të BE fokusi i samitit të Sibiut më 9 maj?

Procesi kompleks i reflektimit mbi të ardhmen e Europës, filloi në Bratislavë dhe do të finalizohet në Sibiu. Viti 2019 do të mbetet një moment historik në këtë proces për shkak të largimit të një shteti anëtar nga Bashkimi Evropian, një vendim i padëshiruar, të cilit Shtetet Anëtare duhet t’i përgjigjen me një mesazhi uniteti dhe përkushtimit pro-evropian.  E ardhmja e Evropës dhe forcimi i rolit të saj si një aktor global është i lidhur me stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit. Një Bashkim Europian i konsoliduar, i fortë dhe i aftë për të integruar anëtarë të rinj, është në interesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ne shpresojmë që zgjerimi të vazhdojë të shfaqet në agjendën evropiane, si një instrument i ka kontribuar fuqishëm në unitetin e kontinentit europian.

Disa javë më parë, në Bukuresht u mbajt një takim joformal i ministrave të jashtëm të BE-së, një nga temat që ishin marrëdhëniet BE-Kinë. A ka ndonjë polemikë kur bëhet fjalë për rolin e Kinës në Ballkanin Perëndimor?

Shumica e vendeve kandidate kanë kërkuar përfshirjen e mëtejshme të BE-së në projektet e zhvillimit infrastrukturor, duke paralajmëruar se do të mbështeten tek partnerë të rinj strategjikë, si Kina, për zhvillimin e tyre ekonomik.

Ministrat e BE-së theksuan rëndësinë e respektimit të parimeve dhe vlerave evropiane në marrëdhëniet me Kinën. Në shumicën e vendeve kandidate, investimet kineze janë në fusha strategjike si infrastruktura dhe energjia. Ne mbështesim projekte që rrisin bashkëpunimin, por kërkojmë respektimi  e një sërë parimesh si transparenca, prokurimi i bazuar në rregulla, qasja reciproke dhe qëndrueshmëria financiare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë