Nga Gazeta ‘Si’- Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit pritet të vazhdojnë javën e ardhshme, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Rubio tha se, sipas informacionit që disponon, bisedimet teknike do të rifillojnë të hënën ose të martën dhe se negociatat pritet të zhvillohen sërish në Zvicër.
“Besoj se do të kthehen në Zvicër”, u shpreh ai.
Sipas Rubios, negociatat janë ndarë në disa grupe pune, të cilat do të vazhdojnë diskutimet për çështje specifike.
Nga pala amerikane pritet të marrin pjesë ekspertë të energjisë bërthamore dhe të sanksioneve nga disa ministri.
Të dielën, përfaqësues të SHBA-së, Iranit dhe vendeve ndërmjetësuese, Pakistanit dhe Katarit, zhvilluan bisedime në një resort pranë Lucernës.
Pakistani bëri të ditur se negociatat do të vijojnë gjatë javës në grupe më të vogla pune.
Në fund të muajit shkurt, SHBA-ja dhe Izraeli nisën një luftë kundër Iranit, e cila tashmë synohet të mbyllet përfundimisht pas marrëveshjes kornizë të nënshkruar javën e kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje