Lajme

Rrokadë në policinë e Tiranës, lëvizjet e fundit të shefave

Ndryshime në Policinë e Tiranës. Shefi i komisariatit numër 5 në Kamëz, Sali Skura, është liruar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Altin Lila. Skura i cili mbante këtë detyrë që prej vitit 2015 është emëruar shef i komisariatit të Kavajës.

Gjithashtu, Skura është i njohur për publikun edhe për përmendjen e emrit të tij në përgjimet e dosjes “184”, që ka të bëjë me akuzat për shit-blerje votash në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Dibrës në vitin 2016.

Ndërkohë Aliosha Brokaj nga Kavaja është komanduar shef komisariati në Vorë. Lëvizjet mësohet se do të realizohen edhe në ditën në vazhdim, duke prekur edhe shefat e krimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë