Ne rrjet

Rrjeti i spiunëve bullgarë që me pasaporta të ndryshme false punonin nga Londra për llogari të Rusisë

Dy burra dhe një grua u arrestuan: ata kishin vite në Mbretërinë e Bashkuar dhe zotëronin dhjetëra dokumente false, duke përfshirë pasaporta dhe karta identiteti italiane, franceze dhe spanjolle. Kështu që pas pushtimit, NATO ngriti nivelin e alarmit

Gazeta Si- Dy burra dhe një grua, me sa duket bullgarë, janë arrestuar nën dyshimin se ishin spiunë të rusëve.

Një treshe ilegalësh të lidhur mirë në Britani, u demaskuan në shkurt, pasi një hetim kundër terrorizmit, që çoi në arrestimin e dy personave të tjerë. Është flamuri i fundit i kuq në hartën e Evropës që sinjalizon aksionin intensiv klandestin të Moskës.

Me një sqarim: për momentin nuk është ngritur asnjë aktakuzë zyrtare për spiunazh, akt që mund të vijojë në ditët në vijim pas kontrolleve të mëtejshme.

Profilet e zbuluara nga mediat britanike, flasin për jetë normale, edhe pse i pari nga protagonistët, kishte kontakte transparente me Rusinë, marrëdhënie të thjeshta biznesi.

Orlin Roussev, 45 vjeç, i cili mbërriti në vend në vitin 2009, është pronar i një kompanie në fushën e teknologjisë dhe në të kaluarën do të ishte marrë me aspekte financiare.

Për më tepër, në një nga CV-të e tij publike, ai saktësoi se kishte vepruar si konsulent për Ministrinë e Energjisë në Sofje.

Vendbanimi i fundit, lokaliteti Great Yarmouth. Nga ana tjetër, Bizer Dzhambazov, 41 vjeç, ishte shofer në një spital dhe jetonte me bashkëpunëtoren e tij të dyshuar, Katrina Ivanova, 31 vjeçe, në Harroë, në verilindje të Londrës.

Gruaja ishte e punësuar në sektorin mjekësor privat. Të dy u zhvendosën në territorin britanik për gati dhjetë vjet, duke filluar të punonin në një shoqatë që ndihmonte komunitetin bullgar.

Ndër detyrat e tyre - sipas BBC - ishte të ndihmonin bashkëatdhetarët të familjarizohen me "kulturën dhe rregullat", një angazhim që ndoshta mund të jetë i dobishëm për zgjedhjen e kandidatëve të ardhshëm për celulën.

Nuk është përjashtuar që ata të përdornin si mbulim një aktivitet gazetaresk me kohë të pjesshme: kishin në posedim - sipas një artikulli të “Times” - karta (joautentike) gazetari dhe xhaketa me logot e rrjeteve të njohura televizive ndërkombëtare.

Transmetuesi, gjithashtu zbuloi se Scotland Yard ka sekuestruar një numër të madh pasaportash dhe kartash identiteti të falsifikuara nga Bullgaria, Franca, Italia, Spanja, Kroacia, Sllovenia dhe Republika Çeke.

Komplete me të cilat mund të lëvizni nëpër kontinent, të krijojnë marrëdhënie dhe të arrijnë në vende për të takuar bashkëpunëtorë të mundshëm.

Nuk është e pazakontë që një i infiltruar të marrë urdhra ose të shkëmbejë informacione me bisedime jashtë vendit, lëvizje për t'i shpëtuar kontrolleve të kundërzbulimit.

Aspekti tjetër, i përsëritur lidhet me dritaren e madhe kohore: shumë kohë kaloi përpara se të identifikohej treshja.

“Spiunët” mund të kenë filluar të kërkojnë informacion thuajse menjëherë, por nuk do të ishte as e çuditshme nëse do të kishin pritur me muaj, në mos vite, para se të bëheshin operativë.

Varet nga kushtet dhe porositë. Një karakteristikë e rusëve është durimi, një armë shtesë për agjentët, investimet e vërteta afatgjata.

Kapja e “bullgarëve” është hallka e fundit, shumë “klandestinë” të tjerë janë lokalizuar nga perëndimorët, nga Italia në Slloveni, nga Greqia në Holandë, nga Suedia në Norvegji. Me qindra zyrtarë rusë u dëbuan.

Aparatet e NATO-s kanë ngritur murin, kundërshtarët kanë guxuar më shumë pas pushtimit të Ukrainës.

Ka më pak "tolerancë" dhe kontrast më të madh, me shumë hije, duke filluar me misterin e gazsjellësit Nord Stream dhe, edhe më herët, shpërthimet e çuditshme në depot e municioneve në Evropën Lindore që u atribuohen njerëzve të Putinit.

Kievi është i përfshirë në sfidë, në bashkëpunim me Aleancën, më shpesh me iniciativa të pavarura.

Goditje të shumta kundër rusëve - vrasje të synuara, sulme nga forcat speciale, bastisje. Një nga këto do të kishte ndodhur në këto orë - sipas Moskës - afër Kurokvicit, i drejtuar nga një komando. Bilanci ende nuk shtë i verifikuar plotësisht.

Kievi njoftoi dje dënimin e një zyrtari të lartë të SBU (shërbimeve të brendshme) me 12 vjet burg, sepse ai u shpall fajtor për tradhti.

Nën emrin e koduar “Bobyl”, ai bashkëpunoi me një kolonel të FSB-së ruse, Igor Yehorov, alias Elbrus, duke transmetuar të dhëna të rëndësishme që atëherë përdoreshin nga pushtuesit në Donbas.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë