Çmimet e naftës që u rritën me 50% gjatë vitit 2021, do të vazhdojnë të rriten përgjatë këtij viti, sipas analizës së disa analistëve, që thonë se mungesa e prodhimit dhe investimet e limituara do të rrisin çmimin mbi 90-100 dollarë për fuçi naftë.
Edhe pse Omicron ka rritur numrin e të infektuarëve më shumë se një vit më parë, analistët thonë se çmimet e naftës do të mbështeten nga hezitimi i qeverive për të mbyllur dhe njëherë aktivitetet ekonomike, duke shmangur një goditje si ajo e 2020-s.
Gjatë javës që shkoi, një fuçi naftë u shit me 85 dollarë, më e larta në dy muajt e fundit.
“Nëse supozojmë se Kina nuk do të vuajë një recesion, se Omicron do të ikë dhe kufizimi i prodhimit nga OPEC, nuk ka arsye pse vlera të mos shkojë drejt në 100%”, – tha Jeffrey Halley, analist tregjesh.
OPEC dhe aleatët e tij, OPEC+, po ulin sasinë e naftës që nxjerrin në treg gradualisht që kur kërkesa ra në vitin 2020.
Gjithsesi shumë prodhues të vegjël nuk mund të rrisin furnizimit dhe të tjerët kanë nxjerrë më shumë se duhet në rast se ndodh një rritje e kërkesës.
Morgan Stanley, banka, parashikon se çmimi i naftës krudo për fuçi do të shkojë 90 dollarë në gjysmën e viti 2022.
Analistët e JPMorgan thanë se ata mund të shihnin rritje të çmimeve të naftës deri në 30 dollarë pasi Administrata e Informacionit të Energjisë (EIA) dhe Bloomberg ulën vlerësimet e kapacitetit të OPEC për vitin 2022 me 0.8 milionë fuçi në ditë dhe 1.2 milionë fuçi në ditë respektivisht.
Megjithatë, banka shtoi se ajo gjithashtu pret që çmimet e naftës të “tejkalohen” në 125 dollarë për fuçi këtë vit dhe 150 dollarë në 2023.
Zëvendëspresidenti i lartë i analizës i Rstad Energy, Claudio Galimberti, tha se nëse OPEC do të ishte i disiplinuar dhe donte të mbante tregun të ngushtë, ai mund të rriste çmimet në 100 dollarë.
Megjithatë, ai tha se nuk e konsideronte këtë një skenar të mundshëm dhe ndërsa nafta mund të arrijë “për momentin” mbi 90 dollarë këtë vit, presioni në rënie mbi çmimet do të vinte nga rritja e prodhimit në Kanada, Norvegji, Brazil dhe Guajana.
Ministri i Naftës së Omanit, Mohammed Al Rumhi tha gjithashtu të martën se grupi nuk dëshiron të shohë 100 fuçi naftë.
“Bota nuk është gati për këtë”, citohet të ketë thënë Al Rumhi nga Bloomberg.
Burimi: Reuters/ Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.