Ne rrjet

Rriten tensionet SHBA-Iran, hidhen në erë dy naftëmbajtëse

Tensioni midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit duket se ka arritur kulmin pas një incidenti të rëndë në gjirin e Omanit, ku janë sulmuar nga mjete luftarake, mina ose silurë, dy naftëmbajtëse norvegjeze dhe japoneze.

Sot ushtria amerikane ka publikuar një video të cilën tregon Gardën Revolucionare të Iranit duke hequr një minë të pashpërthyer pranë në prej anijeve të hedhura në Gjirin e Omanit të enjten.

Zyrtarët amerikanë akuzuan Iranin se fshihej prapa këtij sulmi të rëndë, ku u plagosën 26 vetë. Hedhja në erë e naftëmbajtëseve erdhi një muaj pasi katër anije të tjera nafte u shkatërruan në një sulm jashtë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe. SHBA fajësuan po ashtu Iranin për atë sulm, por në atë kohë nuk kishin prova.

Gjiri i Omanit qëndron në një fund të një rruge të rëndësishme detare përmes së cilës transportohet një e treta e naftës në botë. Ofensiva e Iranit ndaj anijeve që transportojnë naftë filloi pasi Teherani njoftoi se do të pengonte transportin e së naftës përmes Ngushticës së Hormuzit. Fillimisht si sulmoi tankerat që ankoroheshin pranë Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Iranin përgjegjës për këtë agresion të rrezikshëm, duke paralajmëruar Teheranit se do të përballet me pasoja. Autoritetet amerikane deklaruan fillimisht se anijet iraniane u panë vepronin në zonë në orët pas shpërthimeve.

Duke folur para gazetarët, Pompeo tha: "Vlerësimi se Irani është përgjegjës bazohet në inteligjencën, armët e përdorura, nivelin e ekspertizës së nevojshme për ekzekutimin e operacionit, sulmet e fundit iraniane dhe faktin se asnjë grup që vepron në këtë zonë nuk ka burime dhe aftësi për të vepruar me një nivel kaq të sofistikuiar ".

Tensionet u rritën kur grupe të panjohura goditën një tubacion nafte me një sulm me helikopter në Jemen. Këto sulme u injoruan fillimisht nga SHBA-ja, e cila deklaroi fillimisht se dëshironte të shmangte përshkallëzimin e situatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë