Para

Rriten kreditë, bien depozitat në korrik

Kreditë e kqija vijojnë të mbeten në nivel të ulët, më i ulti në një dekadë

Kreditimi i sektorit bankar është rritur gjatë muajit korrik, si në terma mujorë, ashtu edhe në terma vjetorë.

Të dhënat më të fudnit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë korrikut, portofoli i huasë shkoi në 43.4 miliardë lekë, nga afro 40.5 mld lekë që ishte muajin qershor, me një rritje prej 7.1%, apo rreth 37.6 mld lekë që ishte në muajin korrik të një viti më parë, ( 15.4% ).

Të dhënat tregojnë gjithashtu për një tkurrje të lehtë të depozitave, të cilat kanë zbritur në 148.5 mld lekë gjatë muajit korrik, nga 151.1 mld lekë që ishin në qershor, apo nga rreth 152.8 mld lekë të korrikut të një viti më parë.

Kurse niveli i kredive të këqija mbetet i njëjtë me muajin paraardhës, në rreth 8%, që është edhe niveli më i ulët në dekadën e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë