Bota

Rrëzohet avioni ushtarak rus me 15 persona në bord, dyshohet që nuk ka të mbijetuar

Nga Gazeta 'Si'- Një avion transportues ushtarak Il-76 është rrëzuar në rajonin Ivanovo të Rusisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria ruse e Mbrojtjes për agjencitë shtetërore të lajmeve, ndërsa videot që qarkullojnë në platformën X tregojnë avionin, i cili rrëzohet në një zonë pyjore pak pasi një prej motorëve të tij shpërthen në flakë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 me orën lokale, në rajonin që ndodhet në verilindje të Moskës.

Në bordin e avionit ndodheshin tetë anëtarë të ekuipazhit dhe shtatë pasagjerë.

TASS, duke cituar një zyrtar anonim të shërbimit të urgjencës, raportoi se të 15 personat në bordin e avionit besohet se kanë vdekur.

Rrëzimi i këtij avioni vjen disa javë pasi një aeroplan IL-76 që Moska pretendonte se mbante 65 të burgosur lufte ukrainas u rrëzua në një rajon rus në kufi me Ukrainën.

Ngjarja ndodhi në një ditë kur Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se Ukraina e sulmoi Rusinë me dronë dhe raketa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë