Politike

Rrëzimi i dekretit, PS fajëson Metën: Po pengon zgjedhjet

Pas rrëzimit të dekretit të Ilir Metës për Kodin e ri Zgjedhor nga komisioni i Ligjeve, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha se pretendimet e kreut të shtetit ishin të njëjta më qëndrimet e PD-LSI  

“Pretendimet e Presidentit janë të njëjtat pretendime të bëra publike nga PD dhe LSI që janë diskutuar gjatë në mbledhjen e këshillit politik.

Qëndrimi zyrtar i PD dhe i LSI kanë qenë se amendamentet kushtetuese ndalonin koalicionet dhe kjo binte ndesh me marrëveshjen e 5 qershorit. Por amendamentet nuk i ndalonin koalicionet”, tha Balla.

Sipas tij,  Meta për asnjë moment me këtë dekret s’ka pasur për qëllim të përmirësojë kuadrin zgjedhor, “por si gjithmonë pozicioni i tij ekstremist ka qenë sabotimi dhe gjithçka për të penguar zhvillimin normal të zgjedhjeve të 25 prillit”

“Për shumicën, Komisioni i Venecias gjithnjë është i mirëpritur për të sjellë një opinion të pjekur, i cili do diskutohet nga të gjitha forcat politike me vëmendje dhe do adresohet edhe për çështje pas 25 prillit, por tani s’kemi kohë për të humbur, për të hyrë në një aventurë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë