Shkencë

Rrezatimi në Hënë 200 herë më i lartë se ai në Tokë

Rrezatimi në Hënë mund të jetë dy ose tre herë më i lartë se rrezatimi në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar dhe 200 herë më i madh se ai në Tokë. Kështu ekspertët tregojnë se astronautët janë të ekspozuar ndaj një rreziku të lartë të sëmundjeve të ndryshme si kancer dhe sëmundje të tjera që sulmojnë sistemin nervor qendror. Megjithëse njerëzit udhëtuan në Hënë gjatë misioneve hapësinore “Apollo” në vitet 1960 dhe 1970, Nasa nuk bëri studime të mjaftueshme për të llogaritur se sa e sigurt do të ishte hapësira për një periudhë të zgjatur kohe. Studiuesit zbuluan se astronautët në Hënë merrnin një dozë ditore rrezatimi që është e barabartë me 1,369 mikrosiertë në ditë.
"Nivelet e rrezatimit që matëm në Hënë janë rreth 200 herë më të larta se në sipërfaqen e Tokës dhe pesë deri në 10 herë më të larta se në një fluturim nga Nju Jorku deri në Frankfurt. Për shkak se astronautët do të ishin të ekspozuar ndaj këtyre niveleve të rrezatimit më gjatë sesa pasagjerët ose pilotët në fluturimet transatlantike, ky është një ekspozim i konsiderueshëm,” tha Robert Wimmer-Schweingruber, një profesor i fizikës në universitetin e Kiel në Gjermani.

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës është i mbrojtur prej këtij ekspozimi, sepse është i mbrojtur nga matgetosfera e Tokës, e cila mund të devijojë rrezatimin e saj. Në Tokë, njerëzit përjetojnë rrezatim nga nxehtësia dhe drita e dukshme, si dhe rrezet x dhe valët e radios.
Sidoqoftë, në hapësirë, astronautët mund t'i nënshtrohen rrezeve kozmike, aktivitetit të grimcave diellore, si dhe rrezeve neutronike dhe gama nga bashkëveprimet midis rrezatimit nga hapësira dhe hëna. Studimet tregojnë se duke qenë se njerëzit do të kalojnë më shumë se dy ose tre muaj në hënë, do të duhet të ndërtohen barriera që mund të mbrojnë astronautët nga rrezatimi, si dhe sigurimin e ilaçeve që mund të mbrohen nga rrezet. Mund të përdoren barriera me trashësi maksimale prej 80 centimetra. Studimi i ri u botua në revistën “Science Advances” ndërkohë pritet që Nasa të dërgojë astronautë në hënë në vitin 2024, sipas programit të saj Artemis.
Plani do të ndihmojë Nasa të punojë "drejt eksplorimit të qëndrueshëm hënor në mes të fundit të vitit 2020 dhe fillimit të vitit 2021. Mendohet se misioni i ardhshme do të bëjë që astronautët të kalojnë një javë në sipërfaqen e Hënës për të mbledhur mostra dhe për të kryer eksperimente.
Burimi: The Independent/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë