Rend dhe Ligj

Rrëmbyen biznesmenin grek dhe i morën 1.3 mln euro, Policia u sekuestron pasurinë

Policia e Fierit konfiskon 4 apartamente dhe një makinë me vlerë rreth 200 mijë euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e tre shtetasve, në fushën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie. Mësohet se kjo pasuri u përket Çerciz Agallija, Klodjan Lamaj, Mariglen Hamataj.

Siç thuhet në njoftim janë sekuestruar këto pasuri:

– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Ç. A., 37 vjeç, banues në Kraps, Fier.

– dy apartamente në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit K. L., 32 vjeç, banues në Banaj, Fier.

– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës dhe automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. H., 29 vjeç, banues në Frakull, Fier.

Apartamentet e konfiskuara dyshohet se janë përftuar nga shtetasit e mësipërm nëpërmjet veprimtarisë kriminale në shtetin grek, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në datën 02.05.2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë