Menaxhim

Rregullorja e re për shërbimet postare

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar draftin e rregullores  mbi “Mbi shërbimet e dërgesave të pakove postare ndërkufitare” që synon të përmirësojë shërbimet e postës ndërkufitare. Në draft specifikohet që kjo rregullore synon edhe përmirësimin e  e-commerce, postës së produkteve që porositen online.

Në draft përcaktohet se çdo ofrues i shërbimeve postare, që dërgon pako/koli duhet të paraqesë në AKEP informacionet mbi emrin, statusin, formën ligjore karakteristikat dhe kur është e mundur një përshkrim i detajuar i shërbimeve si dhe termat e kushtet e dërgesave të pakove. Kur informacionet ndryshojnë duhet të rifreskohen brenda 30 ditëve.

Në pikën 4 të dokumentit përcaktohet se çdo datë 1 janar të çdo viti, ofruesit e shërbimeve dërguese duhet t’i dërgojnë AKEP listën publike të zbatueshme të tarifave për çdo produkt të postuar, përveç mjetit të korrespondencës.

Bazuar në listën që do t’i dërgohet Autoritetit,  identifikohen tarifat ndërkufitare të ofruesit të shërbimeve të dërgesave të pakove/kolive që origjinohen/dërgohen nga Shqipëria, dhe që janë subjekt i një detyrimi të shërbimit universal për të cilat AKEP e konsideron objektivisht të nevojshëm vlerësim

AKEP vlerëson objektivisht tarifat sipas disa kritereve lidhur me tarifat e brendshme dhe të tjera krahasuar me vendin ku do të dërgohet. Vëllimet, kostot e transportit ose përpunimit, standardet e cilësisë së shërbimit. Impaktin e mundshëm të tarifave ndërkufitare të aplikuara mbi përdoruesit individual dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përfshirë ato që ndodhen në zona të largëta ose më pak të populluara, dhe mbi përdoruesit individual me aftësi të kufizuara, kur është e mundur duke mos vendosur një pengesë jo proporcionale

  “AKEP, kur e konsideron të domosdoshme, mund të marrë parasysh veçanërisht elementet e mëposhtme:

a) nëse tarifat janë subjekt i një rregullimit të veçantë të çmimeve në bazë të legjislacionit kombëtar;

b) abuzim i pozicionit mbizotërues në treg, i vendosur në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.”

Ndërkohë që brenda datës 30 qershor të çdo viti të gjithë ofruesit e shërbimeve të dërgesave të pakove/kolive duhet të dorëzojnë informacion mbi të ardhurat vjetore, numrin e personave të punësuar, numrin e pakove të përpunuara, emrat e nënkontraktorëve dhe listën e çmimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë