Keshilla

Rregulli 3 sekondësh që përdorin gratë koreane për një lëkurë më të shëndetshme

Produktet koreane të bukurisë njihen në të gjithë botën dhe për shkak të bukurisë dhe rinisë së përhershme të femrave koreane. Gjithsesi, nuk janë vetëm produktet ato që ndikojnë por “regjimi” i bukurisë që ato ndjekin. Rutinat koreane të kujdesit të lëkurës përbëhen nga 10 hapa, dhe një prej tyre është rregulli 3 sekondësh që nënkupton aplikimin e kremit hidratues menjëherë pasi të keni larë fytyrën, brenda 3 sekondave.

Koreanët mendojnë se tharja e fytyrës me peshqir është një rutinë që të gjitha femrat duhet të heqin dorë.

Në vend të kësaj koreanët, në momentin që lajnë fytyrën, vendosin kremin hidratues direkt.

Kjo sepse sipas tyre, nëse aplikoni produktet tuaja të kujdesit për lëkurën menjëherë pasi të keni larë fytyrën, lëkura juaj do të përfitojë maksimalisht nga këto produkte. Meqenëse shtresa e jashtme e lëkurës shërben si një mburojë dhe vepron si një pengesë midis qelizave të gjalla dhe mjedisit, ajo i reziston përbërësve të kujdesit të lëkurës që po përpiqen ta kalojnë atë. Por kur lëkura juaj është e lagur, është më e lehtë për të që të thithë përbërës aktivë nga serumet ose hidratuesit.

Nga ana tjetër, ado kontradiktore mund të tingëllojë, lëkura mund të ndjehet edhe më “e etur” menjëherë pasi ta keni larë. Kjo ndodh sepse uji avullon shpejt nga lëkura juaj, duke marrë me vete shumë nga vajrat thelbësorë të lëkurës. Si rezultat, mund të përfundoni me lëkurë të dehidratuar. Sa më shpejt të vendosni kremin tuaj hidratues, aq më të mëdha janë shanset që fytyra të jetë me shkëlqim.

Lëkura e hidratuar mirë duket rinore dhe ky nuk është thjesht një iluzion optik. Kur lëkura juaj është e thatë, kjo i bën të gjitha linjat e holla dhe rrudhat më të dukshme. Megjithëse kremrat dhe serumet supozohet se e bëjnë lëkurën tuaj më të butë dhe aplikimi i tyre në lëkurë të thatë mund të tingëllojë logjike, në të vërtetë, nuk do të lejojë që lëkura të marrë të gjitha përfitimet. Për shkak se lëkura e thatë ka një grumbullim të qelizave të vdekura të lëkurës, kjo do të parandalojë depërtimin e kremit hidratues.

Nëse aplikoni kremin tuaj hidratues menjëherë pasi të keni larë fytyrën, kjo ndihmon lëkurën tuaj të ruajë ekuilibrin e saj. Kur lëkura është tepër e thatë, gjëndrat nën sipërfaqe fillojnë të prodhojnë më shumë serum(substancë vajore dhe dylli e prodhuar nga gjëndrat dhjamore) për të neutralizuar thatësinë, e cila përfundimisht mund të çojë në krijim të puçrrave.

Gratë koreane mendojnë se aplikimi i kremit hidratues menjëherë pas larjes së fytyrës ëhtë një hap thelbësor për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UV.

Dielli mund të thajë lëkurën, duke e bërë atë të duket e rrudhur dhe për shkak se shumë kremra për fytyrën përmbajnë SPF, lëkura hidratohet më shumë kur vendoset në fytyrë të lagur.

Gjithashtu, lëkura e ndjeshme irritohet lehtë dhe ka nevojë për kujdes të veçantë. Vendosja e kremit para se lëkura të thahet edhe më shumë do të ndihmojë në parandalimin e njollave kafe. Ekspertët mjekësorë në Kore rekomandojnë larjen e fytyrës jo më shumë se dy herë në ditë për të shmangur acarimin e lëkurës.

Ndjekja e të 10 hapave të një rutine koreane të kujdesit të lëkurës mund të jetë e lodhshme dhe shumica nuk kanë kohë për një regjim kaq të komplikuar bukurie, por rregulli 3 sekondësh ndihmon në kujdesin për lëkurën.

Burimet: Dermstore, Loreal, Medical News. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë