Shkencë

Robotët mund të ndikojnë te njerëz me vetëm një prekje fizike

Teknologjia ka arritur shumë deri tani, deri aty sa, sipas një studimi në Universitetin e Duisburg-Essen në Gjermani, prekja fizike e një roboti mund të ndikojë te njerëzit.

Studiuesit përfshinë 48 studentë të cilët biseduan me një nga robotët humanoid (Softbank Robotics 'NAO). Gjatë bisedës ose në përfundim të saj, roboti thjesht lëvizi dorën dhe ledhatoi pjesëmarrësit.

Shkencëtarët vunë re se ndërsa shumica e pjesëmarrësve buzëqeshnin dhe madje dukeshin të lumtur me këtë lëvizje dhe asnjë prej tyre nuk u tërhoq apo frikësua. Krahasuar me një grup tjetër ku nuk kishte prekje fizike, studentët që u prekën nga roboti raportuan nivele më të larta të mirëqenies emocionale.

"Prekja fizike e një roboti ka rëndësi për njerëzit. Prekja e lehtë e duarve të pjesëmarrësve gjatë një bisede rezultoi në ndjenja më të mira dhe me më shumë dëshirë për të biseduar, dëgjuar një robot humanoid”, thanë autorët e studimit Laura Hoffmann dhe Nicole Krämer.

Ato thanë se është një mrekulli që thjesht një prekje e lehtë arrin të ketë një ndikim emocional te njerëzit.

Burimi: Science Focus. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë