Bota

Surpriza/ David Cameron rikthehet në qeveri, merr detyrën e Sekretarit të Jashtëm nga kryeministri Sunak

Gjithçka nisi me lajmin e të hënës se Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman është shkarkuar.

Mediat në Britani raportuan se ajo ishte shkarkuar pasi kritikoi protestat pro-Palestinës.

Ndërkohë kryeministri anglez po riformaton qeverinë duke sjellë një surprizë për ecejaket në Downing Street.   

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe që drejtoi referendumin e Brexit, David Cameron është emëruar si Sekretar i Jashtëm nga Rishi Sunak

Më herët disa media raportuan se Cameron mund të ishte (në Downing Street) për një takim mbi Alzheimer - ai është president Alzheimer's Research UK - por kjo dukej e pamundur.

Asnjë ish-kryeministër nuk ka marrë një punë në kabinet për më shumë se 50 vjet, por i fundit që e bëri këtë ishte Alex Douglas-Home, i cili u emërua sekretar i jashtëm nga Edward Heath në 1970, gjashtë vjet pasi humbi zgjedhjet e përgjithshme.

Cameron nuk është në parlament, por Rishi Sunak e vendosë atë tek Lordët nëse e do në kabinet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë