Bota

Katarsis në qeverinë britanike, shkarkohet Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, largohen edhe dy të tjerët tek Arsimi dhe Shëndetësia

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman është shkarkuar.

Mediat në Britani raportojnë se ajo është shkarkuar pasi ka kritikuar protestat pro-Palestinës.

Shkarkimi i saj pritet të jetë pjesë e një riorganizimi më të gjerë të ekipit të Sunak. Braverman akuzoi efektivët blu se protestuesit agresiv te krahut të djathtë nuk u janë përgjigjur siç duhet ndërsa kanë injoruar terësisht turmat pro palestineze përgjatë protestave të tyre.

Në një artikull të paautorizuar për Times të së enjtes, Braverman pohoi se ekzistonte "një perceptim se oficerët e lartë të policisë luajnë të preferuarin kur bëhet fjalë për protestuesit" dhe ishin më të ashpër ndaj ekstremistëve të djathtë sesa "turmave" pro-palestineze.

Ajo u fajësua nga policia dhe laburistët për ndihmën në ndezjen e tensioneve që panë grupet e djathta ekstreme të luftojnë policinë pranë Cenotaph të shtunën.

Pesë partitë opozitare kërkuan publikisht shkarkimin e saj nga detyra të enjten pasi Doëning Street tha se artikulli i Times, në të cilin Braverman pretendonte se oficerët e policisë pa emër ishin fajtorë për “standarde të dyfishta”.

Kjo është hera e dytë që Braverman detyrohet të largohet nga e njëjta punë në pak më shumë se një vit.

Liz Truss e urdhëroi atë të jepte dorëheqjen në tetor të vitit të kaluar pas disa javësh në detyrë, për dërgimin e informacionit konfidencial te një deputeti nga një adresë emaili private.

Ndërkohë, BBC ka publikuar fotot e para teksa Braverman po largohej nga shtëpia e saj në Londër. Në vend te saj është ermëruar James Cleverly

Nderkohe, Sky News raporton se ka dhënë dorëheqje edhe sekretari per Arsimin, Nick Gibb, ndërsa ka kërkuar të largohet edhe sekretari për Shëndetësinë, Neil O’Brien. Në një postim në X, i njohur më parë si Twitter, Gibb shkroi: “Gjatë javëve të fundit kam diskutuar për marrjen e një roli diplomatik pas zgjedhjeve të përgjithshme. Për ta bërë këtë, i kam kërkuar kryeministrit nëse mund të largohem nga qeveria dhe ai ka rënë dakord”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë