Lajme

Rinis mësimi në zonat e prekura nga tërmeti, disa shkolla e kopshte nuk hapen

Dy javë pas tërmetit, nxënësit sot iu rikthehen bankave të shkollës.
Ashtu siç ishte përcaktuar edhe nga Ministra e Arsimit dhe Sportit, ka nisur sot procesi mësimor në zonat e goditura rëndë nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.
Më herët, në një dalje për mediat, ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se më 9 dhjetor do të rinisë procesi mësimor në zonat e prekura nga tërmeti në Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kurbin.
Nga tërmeti me magnitudë 6.4 që u shoqërua me 51 viktima dhe qindra objekte të shkatërruara, përfshirë edhe shkolla, u dëmtuan rëndë 30 shkolla, të cilat kanë dalë jashtë funksionit, ndërkohë që 15 mijë nxënës të këtyre institucioneve do u mundësohet transferimi ne godina te tjera te quajtura si shkollat pritëse.

Më poshtë emrat e shkollave që nuk janë hapur sot dhe shkollat pritëse.
Emri i shkollës Shkolla Pritëse
“Sami Frashëri” “Qemal Stafa” dhe “Sinan Tafaj”
“16 Shtatori”, Pezë Godinë e gjetur
Kopshti Tufinë “Pal Engjëlli”
Shkolla Pajun Ambient me qira
Pezë e Vogël “Seit Brahja”
“Lasgush Poradeci” “Myslym Keta”
“Murat Toptani” “26 Nëntori”
“Musine Kokalari” “Betim Muço”

Të enjten e javës që lamë pas, më 5 dhjetor, rinisi mësimi në qarkun e Lezhës.
Ndërkohë Universiteti i Mjekësisë dhe Universiteti i Politeknikut kanë shtyrë procesin mësimor edhe për javën e ardhshme. Sipas njoftimeve zyrtare të të dy universiteteve, procesi mësimor është pezulluar deri më datën 13 dhjetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë