Në filmin e suksesshëm që doli pak muaj më parë “The Substance”, Demi Moore luan rolin e një instruktoreje fitnesi që është e gatshme të bëjë gjithçka për të kthyer orën pas. Por kjo nuk është vetëm një histori filmi, është një moment kulturor i jetës reale ku të gjithë janë të fiksuar me plakjen dhe parandalimin e saj.
Të plakesh është teknikisht një gjë e mirë, por është e kuptueshme edhe pse dikush kërkon të duket e të ndihet sa më i ri të jetë e mundur. Por nuk po flasim për botox. Ideja e “kthimit mbrapsht të plakjes” (reverse) apo kthimi pas i orës biologjike është një temë që po tërheq vëmendje, falë praktikave të shumta që po dalin. Një sërë studimesh thonë se në fakt kjo mund të jetë e mundur, deri në një nivel të paktën.
Ideja e kthimit pas të orës është pak e komplikuar, por doktorët thonë se ka shanse për të “hakeruar” shëndetin dhe të marrësh maksimumin e jetëgjatësisë. Ja si mund të ndodhë.
Çfarë është kthimi pas i plakjes?
Nuk është term shkencor, por përdoret gjerësisht për të përshkruar mundësinë e zgjatjes së viteve të shëndtshme, thotë kirurgu ortoped në Los Anxhelos, Bert Mandelbaum, MD. Ne nuk mund kthejmë pas moshën kronologjike, sa vite kemi jetë, por mund të ndryshojmë orën biologjike te qelizave.
“Kthimi pas i moshës i referohet një sërë eksperimentesh me minj dhe majmunë që kanë gjetur bashkime të ndryshme kimikatesh që, në raste të caktuara, mund të jenë të dobishme në ngadalësimin ose ndoshta rinovimin e qelizave,” thotë Alfred F. Tallia, profesor i mjekësisë.
A është e mundur të kthehet mosha pas?
Kjo është pak e komplikuar. Siç u përmend, ka pasur disa kërkime mbi kafshët që duket se sugjerojnë se është e mundur. Një studim i botuar në bioRxiv në vitin 2023, zbuloi se një koktej i caktuar proteinash ndihmoi minjtë e moshuar të jetonin dy herë më shumë se moshatarët e tyre që nuk e merrnin koktejin. Minjtë që morën ndërhyrjen kishin gjithashtu shenja dalluese të ADN-së që ishin të ngjashme me kafshët më të reja.
Një tjetër studim i 2023-shit, në revistën Cell i dha disa minjve laboratori një lloj ilaçi për t’i ndryshuar ADN-në. Minjtë fillimisht morën ilaçin që përshpejtonte plakjen dhe më pas koktejin që e kthente pas atë.
Dhe një studim i vitit 2024 i botuar në revistën Cell zbuloi se majmunëve të cilëve u jepej një dozë ditore metformine (një ilaç që përdoret për trajtimin e diabetit) kishin rënie më të ngadaltë të trurit të lidhur me moshën sesa ata që nuk e merrnin ilaçin. Ata majmunë që merrnin metforminë gjithashtu kishin aktivitet truri që ishte i ngjashëm me majmunët që ishin rreth gjashtë vjet më të rinj.
Por pavarësisht këtyre rezultateve interesante, kërkimi mbi konceptin e “plakjes së kundërt” është ende në vazhdim, dhe shkencëtarët janë të kufizuar në të dhënat e qelizave shtazore në këtë pikë. “Ka një distancë të gjatë midis efekteve lokale në qeliza dhe rinovimit të proceseve të plakjes së të gjithë trupit, të cilat përfshijnë lloje të shumta qelizash, organe dhe funksione,” thotë Dr. Tallia. “Për shekuj me radhë, njerëzit kanë kërkuar për “Burimin e Rinisë”, por është e drejtë të thuhet se ne nuk jemi ende atje.”
Deri në finalizimin e “eliksirit të rinisë”, eskpertët sugjerojnë nëj jetesë të shëndetshme me aktivitet fizik, gjumë të mirë, pa alkool, pa duhan dhe pa stres.
Burimi: Women’sHealth, Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.