Përfshirja në Komisionin “Ruli” për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit ishte hapi i parë i riafrimit të Mark Markut në Partinë Demokratike.
Pedagogu i gazetarisë në Universitetin e Tiranës u zgjodh deputet nga listat e PD-së në zgjedhjet e 2009-ës. Por, gjatë detyrës si ligjvënës pati një marrëdhënie të vështirë me Sali Berishën dhe në 2013-ën nuk u rizgjodh.
Pas kësaj zgjodhi të distancohej, ndërsa në deklaratat publike e akuzonte ish-kreun e Partisë Demokratike si egoist dhe shumë kontrollues të daljeve publike të deputetëve. As në 2017 nuk u përfshi në lista e kandidatëve të PD-së, ndërsa pas këtij viti nisi afrimin me Lulzim Bashën.
Me detyrën e drejtuesit politik të PD-së në Lezhë, Mark Marku do të ketë përballë më 25 prill Lindita Nikollën nga PS, ndërkohë që bëhet emërimi i radhës i Bashës si drejtues politikë, ku deri më tani dihet Elbasani, ku është Gazment Bardhi, Bujar Leskaj në Vlorë, Edi Paloka në Durrës dhe Enkelejd Alibeaj në Fier.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.