Mendim

Rikthimi i fuqishëm i Agimit të Artë

Aktet e tmerrshme të ekstremit të djathtë kundër emigrantëve dhe refugjatëve në ishullin grek të Lesbosit, pushtuan titujt e mediave ndërkombëtare, në muajin prill. Sulmuesit goditën dhe plagosën qindra refugjatë që po vinin me kamion në sheshin qendror të Mitilenit, kryeqytetit të ishullit. Policia nuk ndërhyri. Ndërkohë që shumë shpresonin se bëhej fjalë për një ngjarje e izoluar, sulmet u përsëritën sërish dy javë më parë, kur Kryeministri grek Alexis Tsipras vizitoi ishullin. Të njëjtat grupe të ekstremit të djathtë sulmuan aktivistët, gazetarët dhe madje edhe oficerë policie. Dhe sërish, nuk pati asnjë arrestim.

Për ata që ndjekin politikën greke, incidente të tilla mund të tingëllojnë më se të zakonshhme. Qëkur kur hyri për herë të parë në parlamentin grek, partia Agimi i Artë, e cila është pa dyshim forca që fshihet pas këtyre protestave, është bërë protagoniste e shumë shpëthimeve të dhunshme. Në vitin 2013, qeveria greke u detyrua të vepronte, duke arrestuar udhëheqësit e partisë dhe dhjetra anëtarë të saj. Ata u akuzuan për konspiracion kriminal, planifikim vrasjeje dhe qindra shkelje të tjera. Madje, dosja e çështjes shkon deri në 3,000 faqe.

Manifestim i Agimit  te  Arte

Për shumë grekë, arrestimet nënkuptonin fundin e Agimit të Artë. Që atëherë, shumë prej anëtarëve të saj janë dënuar vazhdimisht, ndërkohë që një pjesë e mirë e udhëheqësve vazhojnë të mbahen në burg. Por tani, pavarësisht nga popullarizimi i saj i dobët, partia po galvanizon përkrahësit e rinj duke u kthyer i kthyer sulmet e dhunshme kundër refugjatëve dhe aktivistëve, në ngjarje pothuajse të përditshme në Greqi. Kriza e vazhdueshme e refugjatëve, e cila po hyn në një fazë të re, tani që mijëra njerëz po udhëtojnë nga Turqia në Greqi çdo muaj, i jep Agimit të Artë terrenin që i nevojitej për të përhapur vizionin e saj të dhunshëm dhe racist.

Kriza dukej se u vu nën kontroll pasi Bashkimi Evropian dhe Turqia arritën një marrëveshje dy vjet më parë për të kufizuar hyrjen e emigrantëve në Europë duke dërguar refugjatët dhe azilkërkuesit që përpiqeshin të arrinin në Greqi mbrapsh në Turqi. Si pjesë e marrëveshjes, refugjatët që ia dilnin të arrinin në Greqi, zakonisht duke kaluar Egjeun, u mbyllën në kampe në pesë ishuj, duke përfshirë edhe Lesbosin. Por sipas vullnetarëve dhe aktivistëve, pamja që parraqitet sot në Greqi që pasqyron një jo vetëm dështim për të trajtuar situatën e mëparshme, por edhe përkeqësimin e situatës aktuale në ishujt e Egjeut lindor.

Kampi i refugjatëve të Monias është më i madhi i ishullit të Lesbosit. I drejtuar nga qeveria greke, ai mund të mbajë maksimumi 2,500 persona, por sipas organizatës së Mjekëve pa Kufij, në kamp ndodhen aktualisht shumë se 7,000 emigrantë. Në përgjithësi, më shumë se 15,000 emigrantë dhe refugjatë po mbahen në pesë ishujt e caktuar grekë.

Ndërkohë që kriza po del jashtë kontrollit, Agimi i Artë po përfiton nga situata, duke ia vënë syrit zgjedhjeve të ardhshme, të cilat do të mbahen pas 18 muajsh. Gjatë vizitës së tij të fundit në Lesbos, Tsipras premtoi të fuqizonte përpjekjet e shtetit për të përmirësuar situatën në ishull dhe t'u ofronte qytetarëve ndjenjën e sigurisë që meritojnë. Por pas shumë muajsh pritjeje, e djathta ekstreme ka përfituar nga mungesa e shtetit për të nxitur përplasjet dhe për të ushqyer një reagim kundër refugjatëve. Stafi i kampit të Morias ka përsëritur disa herë alarmin për përkeqësimin e kushteve të jetesës, duke deklaruar se gjendja shëndetësore dhe mendore e refugjatëve është përkeqësuar në mënyrë dramatike.

Autoritetet nuk janë bërë të gjalla për të përmbushur këto nevoja dhe vuajtjet e popullsisë vazhdojnë të shtohen. Çdo ditë në klinikën tonë, shohim pacientë me nevoja urgjente, duke përfshirë shumë raste të tentativave për t’u vetëvrarë. Ne i bëjmë thirrje qeverisë greke që të ndalë këtë politikë çnjerëzore të izolimit në ishuj dhe të ofrojë menjëherë sigurimin e kujdesit mjekësor për këto familje.

"Mjekët pa Kufij"

Dhuna ndaj refugjatëve për fat të keq nuk kufizohet vetëm në ishujt grekë. Tre sulme të veçanta u regjistruan gjithashtu në kampin e Eleonas pranë Athinës në javët e fundit. Incidente të ngjashme po ndodhin në të gjithë Greqinë, pasi Agimi i Artë po përhap retorikën e saj ekstremiste, duke u rikthyer më fuqishëm se kurrë.

Mijëra njerëz po hyjnë në Greqi nga lumi i Evrosit, në kufirin me Turqinë. Muajin e kaluar, rreth 3.000 refugjatë hynë në Greqi nëpërmjet kësaj pike kufitare. Monitorimi i kësaj zone është bërë më i vështirë se zakonisht për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve midis Greqisë dhe Turqisë. Në përpjekje për t’i bërë shantazh Greqisë, Ankaraja arrestoi dy ushtarë grekë të cilët kaluan aksidentalisht nga Evrosi në Turqi dhe mund t’i akuzojë për spiunazh. Në të kaluarën, ky do të ishte një incident rutinë, pasi kufiri nuk është gjithmonë i dukshëm në mot të keq. Por tani ai ka shkaktuar një krizë shpërthyese gjeopolitike. Erdogan dhe zyrtarët e partisë së tij po kritikojnë Greqinë në çdo hap.

Kreu i partisë më të madhe të opozitës, Kemal Kiliçdaroglu, madje thotë se Turqia duhet të kërkojë 18 ishuj e “pushtuar” nga Greqia në Egje. Ndërkohë, një ligj i ri i paraqitur nga regjimi i Asadit në Siri ka për qëllim konfiskimin e pronës së njerëzve që kanë ikur nga vendi, Kjo do të shtynte miliona sirianë që aktualisht qëndrojnë në Turqi të kërkojnë të ardhmen e tyre në Evropë. BE-ja dhe Greqia duken të pashpresa ndërkohë që disa ishuj në Egje mund të pushtohen nga rrjedha e refugjatëve të dëshpëruar për të arritur drejt Europës. Në terren, ka shumë dëshmi që sugjerojnë se shumë shpejt do të rikthehen sërish ditët e errëta të vitit 2015. Por ndërkohë që BE-ja dhe qeveria greke dobësohen, kriza të tilla janë mjeti më i mirë i forcave si Agimi i Artë për t’u ngjitur në pushtet. /Worls Politics Review/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë