Futboll

Rikthehen kampionët në fushë, Murinjo do hakmarrjen në Torino

Pas asaj që pamë në ndeshjet e së martës, duhet të bëhemi gati për atë që mund të përjetojmë në këtë të mërkurë në Champions League. Real Madrid, Mançester Junajtid, Juventus, Bajern Mynih apo Juventus, janë vetëm disa nga ekipet e mëdha që zbresin në fushë në këtë mbrëmje të dytë të raundit të katërt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në orarin e pasdites, 18:55 janë dy sfidat që do të luhen edhe pse emrat që zbresin nuk janë shumë të mëdhenj. Roma e Di Françesko do të udhëtojë drejt Moskës së ftohtë për të sfiduar vendasit e CSKA. Alternativa e vetme për romanët është marrja  tre pikëve që do iu garantonte një vend komod në grup, duke i çuar më një këmbë në raundin tjetër të këtij kompeticioni. Ndërsa sfida tjetër e këtij orari luhet në Valencia, aty ku vendasit do të luajnë përballë zviceranëve të Jang Bojs. Spanjollët nuk kanë shumë shanse për të kaluar në raundin tjetër, duke parë kundërshtarët, por gjithsesi një fitore do të rriste shumë moralin dhe njëkohësisht do iu siguronte vendin për në play-of të Ligës së Europës.

Ndërsa në mbrëmje do të jenë disa, sfidat interesante për t’u ndjekur. Bajerni i Mynihut do të presë në “Allianz Arena” grekët e AEK  në një sfidë që duhet fituar me çdo kusht nga bavarezët nëse duan vendin e parë në grup. Dy javë më parë ekipi i Kovaç fitoi 0-2 në Athinë, por gjithsesi skuadra e AEK nuk duhet nënvlerësuar, pasi mund të bëjë keq në çdo moment. Fundja grekët do të luajnë pa presion, pasi janë jashtë çdo objektivi këtë sezon në Ligën e Kampionëve. Sfida tjetër e këtij grupi me Benfikës dhe Ajaksit pritet të jetë më e luftuar. Holandezët hyjnë në fushë për të fituar që do i mbante në krye të grupit, ndërsa portugezët do i kërkojnë tre pikët që do i dërgonin në play-of të Ligës së Europës.

Përballja më e fortë e kësaj të marte luhet në Torino. Juventus pret Mançester Junajtid në sfidën e kthimit, pasi fitoi në ndeshjen e parë në “Old Traford”. Ronaldo pasi ia doli që të fitonte në rikthimin e tij në “teatrin e ëndrrave”, por pa shënuar gol, tashmë do të kërkojë ta ndëshkojë skuadrën e Murinjos me këmbët e tij. Sfida vlen edhe për kualifikimin më tej, pasi Juventus me një fitore kalonte automatikisht më tej si lider e grupit. Ndërsa Junajtid do të rrezikonte shumë me një humbje tjetër, pasi momentalisht ka vetëm 4 pikë  dhe Valencia është aty e gatshme për të bërë dëm në momentin më të parë.

Edhe tre sfidat e tjera të mbrëmjes pritet të jenë shumë interesante. Real Madrid me trajnerin e ri, Solari do të udhëtojë drejt Çekisë për të sfiduar Plzen. Për madrilenët bën punë vetëm fitorja, pasi në rast të kundërt do të komplikohej situata në grup. Mançester Siti do të presë në shtëpi Shaktar për të mbyllur çështjen e kualifikimit. Gola pritet të ketë edhe në ndeshjen tjetër të mbrëmjes në Lyon, aty ku vendasit do të përballjen me Hofenheim. Sfida pritet e fortë dhe shumë e vështirë për t’u parashikuar se cili do të triumfojë.

Tabela e ndeshjeve të kësaj të mërkure:


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë