Politike

Rezoluta e reformave e PS, ambasada e SHBA: Propozim premtues

Ambasada e SHBA mbështet propozimin e PS për një rezolutë antikorrupsion që në thelb synon bashkëpunimin me opozitën në kryerjen e reformave kryesore që i duhen vendit për anëtarësimin në BE, përfshi edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar

“Propozimi për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë që lidhen me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe anti-korrupsionin është premtues. Si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike. Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë shpërndarë disa mediave te interesuara per një koment lidhur draft-rezolutës .


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë