Politike

Replikat Basha-Rama, mërzitet Shehi: Edhe unë jam pak llafazan, por ka një kufi, jemi 140, jo 2 deputetë

Për replikat e tejzgjatura mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha, ka reaguar në seancën e të enjtes edhe deputeti Dashamir  Shehi

“Unë s’mund t’ju jap mend, por një këshillë të vogël, kemi gjithë mëngjesin këtu që kryetari i opozitës me kryeministrin bëjnë replikë këtu. Bëjnë shumë mirë por s’mund të jetë pafud kjo se ky është dialog pastaj jo më parlament.

Unë e kuptoj dëshirën që kanë për të folur, absolutisht, edhe unë jam pak llapazan por ka një kufi. E drejta është që atyre zotërinjve t’u japim fjalën të flasin sa të duan, por jo pafundësisht këtu.

Këtu ka njerëz që ka edhe hapësira të tjera kush e pengoi kryeministrin të flasë?

Një dit në javë mblidhemi këtu na kanë votuar 140 për të dhënë nga një mendim se po qe për 2 vetë kjo punë hajde ta mbyllim e ikim gjithëseskush.

Se do ta zhvlerësoj politikisht e moralisht këtë lloj salle që nuk është e dy vetëve as e tre vetëve, por e gjithë shqiptarëve kemi të drejtë të flasim të gjithë të japim ide”, reagoi Shehi .


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë