Analize

Renzi kundër Salvinit dhe një aleancë e pazakontë në Itali

Një aleancë e paimagjinueshme po formohet në Itali për të bllokuar partinë e Matteo Salvini nga marrja e pushtetit.

Salvini duket se i dha fund koalicionit me Lëvizjen Pesë Yjet, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme në një kohë kur partia e tij, Lega Nord, ndodhet në krye të sondazheve. Të frikësuar se mbajtja e menjëhershme këtyre zgjedhjeve do të sjellë formimin e një qeverie të udhëhequr nga Salvini, Partia Demokratike e Matteo Renzit dhe Lëvizjes Pesë Yjet po diskutojnë një skemë për të shmangur zgjedhjet e parakohshme dhe në vend të tyre të instalojnë një qeveri të përkohshme.

Një partneritet i tillë është veçanërisht i befasishëm duke pasur parasysh që të dyja partitë kanë vazhduar të hedhin akuza të ashpra ndaj njëra-tjetrën deri pak javë më parë. PD nuk pranoi të bashkohej në një aleancë me Pesë Yjet pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, duke bërë që kjo e fundit të bashkohej me Lega Nord.

Por me mundësinë për zgjedhje të parakohshme, duket se është rikthyer edhe Matteo Renzi. Duke iu kërkuar parlamentarëve të tij të ishin gati për gjithçka, ish-kryeministri e bëri më se të qartë se në Itali do formohet një qeveri kalimtare, ose formohet një parti e re.

Sipas një ligjvënësi të Pesë Yjeve, i cili foli në kushte anonimiteti për “Corriere della Sera”, një aleancë me PD-në do të ishte mënyra e vetme për të parandaluar që Italia të kishte qeverinë e parë ekstremiste të Evropës Perëndimore që nga Lufta e Dytë Botërore".

Matteo Salvini, Gazeta Si, 12 gusht 2019

Drejtuesit e partive parlamentare të Italisë do të takohen të hënën pasdite për të diskutuar mocion e mosbesimit të propozuar te kryeministri, Giuseppe Conte. Edhe pse është pothuajse e sigurt që ky mocion do të miratohet, zgjedhjet e parakohshme nuk do të jenë të menjëhershme. Presidenti Sergio Mattarella do të vendosë nëse do të shpallë zgjedhjet qysh në tetor, ose të instalojë një qeveri tranzitore, për t’i shtyrë këto zgjedhje për në 2020-ën.

"Mbajta e zgjedhjeve tani të ishte çmenduri", deklaroi ish-kryeministri italian Matteo Renzi

Sipas planit, PD dhe Pesë Yjeve, i mbështetur nga Renzi, por jo kryesia e partisë së tij, të dyja këto subjekte politike do të bashkoheshin për të krijuar një shumicë alternative për një qeveri tranzitore, e cila do të kujdeset për financat publike të Italisë dhe të shmangë sanksionet e Komisionit Europian. Sipas zyrtarëve të PD-së, qeveria e përkohshme gjithashtu do të kishte për detyrë të reformoje ligjit e sistemit zgjedhor.

Plani është quajtur "Ursula”, si presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen sepse bashkon të gjitha partitë italiane që votuan për të në Parlamentin Evropian.
Një plan i tillë do të kërkonte gjithashtu mbështetjen e Forza Italia të Silvio Berlusconit, por një skenar i tillë duket mjaft i vështirë duke marrë parasysh faktin se partia e tij ka qenë prej kohësh objektivi kryesor i kritikave të Lëvizjes Pesë Yjet dhe shumë anëtarë të Forza Italia shpresojnë të kenë një të ardhme politike me partinë e Salvinit.

Të dy, si Renzi ashtu edhe lideri i Pesë Yjeve, Luigi Di Maio të dielën promovuan idenë e shkurtimit të vendeve parlamentare, një propozim që ishte prezantuar disa herë nga qeveria “Renzi” si një mënyrë për të kursyer fondet publike. Arsyeja përse kjo ide ka dalë sërish në sipërfaqe është se mund të zvogëlojë fuqinë e Lega Nord në parlament.

Renzi dhe themeluesi i Lëvizjes Pesë Yjet, Beppe Grillo, kanë sulmuar ashpër Salvinin duke e quajtur "barbar" dhe kanë bërë thirrje të vazhdueshme për shmangien e zgjedhjeve të parakohshme.

https://www.facebook.com/gabrielelanzi.it/videos/483671409085456/

Plani ‘Ursula ’

Një koalicion mes PD dhe Pesë Yjeve është përfolur prej kohësh në mediat italiane dhe është mohuar vazhdimisht nga anëtarët e partisë. Muajin e kaluar, Renzi kërcënoi të largohej nga PD nëse partia do të krijonte një aleance me Pesë Yjet, ndërkohë që mbështetësit e tij kanë përdorur hashtagun #senzadime ("pa mua") për më shumë se një vit sa herë që raportohej formimi i një aleance PD-Pesë Yjet.

Edhe pse Renzi duket të ketë ndryshuar qëndrim, kundërshtimi për krijimin e një aleance te tillë është ende i lartë brenda niveleve drejtuese të PD. Udhëheqësi i ri i partisë, Nicola Zingaretti, të dielën përjashtoi kategorikisht mundësinë e një aleance të tillë.

"Salvini dëshiron zgjedhje të parakohshme … Për muaj të tërë PD ka përjashtuar çdo aleancë me Pesë Yjet dhe unë madje jam akuzuar padrejtësisht nga kolegët e partisë se jam në favor të këtij plani," tha Zingaretti për “Huffington Post”.

Një bashkëpunëtor i ngushtë i Zingaretti, i cili foli në kushte anonimiteti, konfirmoi se ai dëshiron të shkojë në zgjedhje, por anëtarët e PD-së që mbështesin Renzi po bëjnë presion për shmangien e votimeve. Në parlamentin italian, katër nga pesë senatorë demokratë janë aleatë të Renzit dhe të gjithë ata rrezikojnë të zëvendësohen nga mbështetësit e Zingaretti në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Ashtu si mbështetësit e Renzit, shumë zyrtarë të lartë të Pesë Yjeve gjithashtu rrezikojnë të humbasin postet që mbajnë, pasi partia e tyre aktualisht ka mbështetjen e vetëm 17 për qind të qytetarëve italiane, krahasuar me 33 për qind të vitit të kaluar. Por Zingaretti, si shumë analistë politikë, e shikon aleancën e mundshme PD-Pesë Yjet si vetëvrasje.

Luigi Di Maio Gazeta Si, 12 gusht 2019

"Kërcënimi që Salvini përfaqëson ndaj demokracisë liberale është shumë i qartë për mua, por mbështetja e aleancave të dobëta dhe të çrregullta do të çonte në një problem edhe më të madh" thotë Zingaretti.

Qeveria italiane do të kalojë legjislacionin e buxhetit këtë vjeshtë, dhe me rritjen ekonomike afër zeros dhe shpenzimet publike në rritje, do të duhet të bëjë zgjedhje shumë jopopullore për të mbajtur në kontroll financat publike, në mënyrë që të shmangë kontrollin e mëtejshëm nga Brukseli.

Renzi ka argumentuar se një qeveri e përkohshme mund të aprovojë buxhetin e Italisë për vitin 2020. Por analistët gjithashtu argumentojnë se plani “Ursula” mund të çojë në fuqizimin e Leah Nords.

"Plani i Ursula është i pamundur, por realisht e vetmja alternative për zgjedhjet e parakohshme," tha analisti Lorenzo Pregliasco. "Megjithatë, skema e bashkimit të dy partive më të mëdha opozitare të Italisë do t'i jepte Salvini municion shtesë kundër elitave politike dhe mund të rrisë popullaritetin e tij”, thekson analisti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë