Ne rrjet

Rënia e popullsisë mbyll qindra shkolla në Greqi

Rënia e numrit të popullsisë së Greqisë, për shkak të niveleve të ulëta të lindjeve dhe emigrimit, ka çuar në mbylljen e shkollave dhe kopshteve në të gjithë vendin fqinj,

Sipas gazetës greke Ethnos, për shkak të niveleve të ulëta të lindjeve, qeveria greke ka vendosur që për periudhën 2019-2020 të mbyllen 14 kopshte dhe 9 shkolla fillore në 19 komuna në rajonin e Atikës, kryeqyteti i së cilës është Athina. Në periudhën 2009-2014, u mbyllën 1.705 njësi shkollore në të gjithë vendin: 796 shkolla fillore, 509 kopshte dhe 400 shkolla të mesme.

Si arsyen kryesore të këtij vendimi, qeveria përmendi mungesën e studentëve, si dhe kushtet gjeografike lokale dhe veçantitë e secilit rajon.

Stavros Petrakis, sekretari i përgjithshëm i Federatës së mësuesve të shkollave të mesme të Greqisë thotë se vendi fqinj ka një probleme të mëdha demografike.

"Mijëra të rinj po lëvizin jashtë vendit, pasi në Greqi ata nuk mund të punojnë më dhe të krijojnë një familje. ", tha ai.

Në një studim të fundit, Fondacioni për Kërkime Ekonomike zbuloi një situatë alarmante. Sipas tij, deri në vitin 2035, numri i përgjithshëm i nxënësve në shkolla do të ketë rënë me 29.2%.

Analistët sugjerojnë që kriza ekonomike gati 10-vjeçare ka detyruar më shumë se 400,000 të rinj të ikin jashtë vendit, duke shkaktuar një goditje të fortë për produktivitetin e vendit.

Rikthimi i trurit

Qeveria konservatore e Greqisë është zotuar t'i japë fund të ashtuquajturës "ikje të trurit" dhe kërkon stimuj për të mbajtur të rinjtë në vend.

Ministria e punës së fundmi nisi nismën "Të rikthejmë trurit", një program riatdhesimi për të rinjtë që tashmë punojnë jashtë vendit.

Paga e tyre minimale do të përcaktohet në mbi 3,000 euro dhe shteti do të subvencionojë 70% të saj për një vit, tha ministria. Sidoqoftë, kompania që do të punësojë këta njerëz do të jetë e detyruar ta mbajë të punësuarin me të njëjtën pagë për të paktën 12 muaj të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë