Lajme

Rektorati i UT: Studentë kthehuni në mësim

Rektorati i Uninversitetit të Tiranës ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje lidhur me protestën e studentëve dhe procesin mësimor që nuk është zhvilluar normalisht.
Në vendimin që mban firmën e rektorit Mynyr Koni të marrë në këtë mbledhje, Rektorati ka vendosur disa ndryshime:
T’u bëjë thirrje studentëve që t’i rikthehen procesit mësimor, duke respektuar edhe të drejtën e tyre për të protestuar.
Të zëvendësohet orët mësimore të pazhvilluara për shkak të protestës.
Të marrë masa dhe të urdhërojë të gjitha strukturat e Universitetit për të shtyrë afatin e pagesave të tarifës.
Ngritjen e një grupi pune me përfaqësues edhe nga studentët për përgatitjen dhe realizimin e një planveprimi në shërbim të veprimtarisë së Universitetit të Tiranës.

Më Shumë