Ne rrjet

Refugjatët dynden sërish drejt kufirit grek, Athina do të ndërtojë “mur”

Mijëra refugjatë janë mbledhur sërish në kufijtë turko-grek, duke alarmuar Athinën zyrtare për një valë të dytë emigrantësh të ngjashme me atë të shkurtit. Fluksi drejt kufirit me Greqinë vjen vetëm disa ditë pas paralajmërimit të Ankarasë se emigrantët mund të nisesh sërish drejt kufijve të BE-së, tani që epidemia e koronavirusit është në rënie.

"Greqia po merr hapat e nevojshëm për të forcuar sigurinë në kufirin me Turqinë", të njoftoi të mërkurën Ministri Grek i Mbrojtjes Nikos Panajotopulos.

Autoritetet greke vendosën të dërgojnë policinë në rajonin e Evros në lindje të vendit ndërkohë që vendi fqinj po përgatitet që Turqia pët një valë tjetër emigrantësh. Policia greke po dërgon 14 njësi të zbatimit të ligjit nga i gjithë vendi në Evros për të mbështetur njësitë ekzistuese pranë qyteteve të Kastanishit dhe Feresit, të cilat janë përballur me presionin më të madh në të kaluarën. Fluksi i emigrantëve nga Turqia në Greqi u nxit në fund të shkurtit, pas njoftimit të Ankarasë se nuk do të ndalonte njerëzit që të kalonin kufirin dhe të hyjnë në BE.

Policia greke paraqiti një mbrojtje të fortë në kufi pasi mijëra njerëz u përpoqën të hynini, me policinë që qëllonin me gaz lotësjellës për të ndaluar avancimin e migrantëve. Emigrantët u kufizuan më pas për shkak të mbylljes së kufijve nga koronavirusi.

Por paralajmërimi i Ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoglu këtë javë se emigrantët mund të ktheheshin shpejt në kufirin turko-grek, pasi të ishin hequr kufizimet e koronavirusit.

"Kishte emigrantë në kampin e refugjatëve që shkuan në kufirin me Greqinë, por kjo u ndal për shkak të pandemisë. Unë nuk e them këtë si një kërcënim, por pasi të ketë mbaruar pandemia, refugjatët patjetër që duan të largohen dhe të hyjnë në BE, "tha Çavuşoğlu.

Në kundërpërgjigje të këtyre kërcënimeve, Greqia po përpiqet të vulosë kufirin e saj tokësor me Turqinë duke trefishuar madhësinë e gardhit ekzistues 12 kilometri, i cili po krahasohet nga mediat greke me murin që presidenti Donad Trump po mundohet të ndërtojë me Meksikën.

Vendimi për të ndërtuar një gardh kufitar që përfshin vjen pasi autoritetet greke dërguan 400 oficerë në Evros dhe i vendosën ata në alarmin e kuq. Në këtë rajon ka tashmë 1,100 policisë dhe 800 shtesë pritet të arrijnë në javën e ardhshme

“Greqia do të mbrohet nga Turqia duke fuqizuar gardhin kufitar ekzistues”, tha Ministri i Mbrojtjes Nikos Papagiotopoulos. “Kjo do të pengonte raftësinë e Turqisë për të kërcënuar Europën”, theksoi ai.

"Erdogan është inteligjent," tha ai. "Sapo të trefishohet gardhi, Turqia do të kufizohet ashpër nga aftësia e saj për të përdorur e emigrantët si armë kundër Brukselit.. Dhe nëse kjo ndodh, atëherë Ankaraja do të ketë humbur mjetin e saj më të fuqishëm kundër Europës ... dhe shanset e saj, pra, për të arritur një marrëveshje e re me Brukselin, plus mbështetja e shtuar financiare do të zbehet".

Edhe pse janë të dyja shtete janë anëtare të NATO-s, tensionet mes tyre duket se arritën kulmin kur presidenti Rexhep Tajip Erdogan hapi kufijtë për miliona refugjatë që ishin bllokuar në Turqi duke shkelur marrëveshjen ekzistuese me BE-në për të mbajtur 4 milion emigrantë në territorin e saj.

Kur Turqia hapi kufirin e saj për në Europë, Greqia tashmë ishte nën presion për strehimi e më shumë se 100,000 emigrantëve. Ndërkohë që emigrantët u nisën për në Greqi, forcat turke janë akuzuar që i ndihmuan  të kalonin kufirin, ndërsa ato greke për keqtrajtimin e tyre. Agjensia federale e inteligjencës e Gjermanisë gjithashtu tha se kishte prova që agjentët e inteligjencës turke po nxisnin trazira në kufi.

Turqia vetëm mbylli kufijtë e saj dhe i detyroi emigrantët të ktheheshin në qendrat e pritjes pas shpërthimit të Covid-19, por me hapjen e kufijve duket se do të kemi një krizë të dytë emigracioni në rajon.

Ministri i Mbrojtjes Nikos Papagiotopoulos vuri në dukje të mërkurën se kishte shumë lëvizje të dyshimta nga forcat turke në Evros.

Turkey, Edirne. 2020. Thousands of migrants wait in buffer zone between Turkish Greek border at Pazarkule border gate in Edirne.

Nëse emigrantët dynden sërish drejt kufirit grek, edhe Shqipëria rrezikon të përballet me një valë të pashembullt emigrantësh. Pasi hyjnë në Greqi dhe u shpëtojnë syrit të autoriteteve greke, ata zgjedhin të kalojnë zakonisht nga kufiri shqiptar, për të vazhduar më pas drejt Malit të Zi, Bosnjës dhe Kroacisë.

Pas krizës humanitare në kufijtë grekë në shkurt qeveria shqiptare mësohet se po përgatitet për strehimin e 30 mijë refugjatëve të mbledhur në vendin fqinj, duke ngritur qendra të posaçme  në të gjitha pikat kufitare me Greqinë.  Edhe pse lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga qeveria, gjasat që Shqipëria të mos preket nga kriza e refugjatëve në Greqi janë të vogla.

Rruga Ballkanike që përdorej nga refugjatët për të arritur në Europën Perëndimore nga Turqia dhe Greqia, ka ndryshuar. Më parë, kjo rrugë kalonte nga Bullgaria, në Maqedoni, Serbi dhe Hungari, për të shkuar me pas drejt Gjermanisë ose Austrisë.

Duke qenë se pjesa më me e madhe e refugjatëve kalojnë nëpër shtigjet e pjerrëta dhe kodrat e gjelbëruara në kufi me Greqinë, një ekip i rojeve kufitare europiane, FRONTEX,  po e ndihmon Shqipërinë prej gati një viti të bllokojë në kufi emigrantët.

Pasi kapen duke kaluar kufirin e gjelbër, emigrantët dërgohen në qëndrën e azilkërkuesve në Babrru. Pak kërkojnë azil, shumica zgjedhin të kthehen në Greqi, ndërsa të tjerët përpiqen të shkojnë në vendet e Europës perëndimore. Pjësa më e madhe e këtyre refugjatëve vijnë nga Turqia. Ata kalojnë ilegalisht në kufirin grek, dhe nisen më pas drejt kufijve shqiptar, ku përpiqen t’i shpëtojnë “syrit” të policisë shqiptare.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë