Gazeta Si – Një ditë e re krize në Lindjen e Mesme hapet mes besimit dhe… kërcënimeve. Pakistani është i bindur se mund ta bindë Iranin të marrë pjesë në negociata me Shtetet e Bashkuara, tha një zyrtar i lartë qeveritar në Islamabad për agjencinë e lajmeve “Reuters”.
“Kemi marrë një sinjal pozitiv nga Irani. Situata është në zhvillim të vazhdueshëm, por po përpiqemi të sigurojmë praninë e tyre kur të fillojmë bisedimet”, tha burimi, i cili kërkoi të mbetej anonim.
Burimi shtoi se Pakistani është i angazhuar në mënyrë aktive me Teheranin dhe Uashingtonin ndërsa afrohet afati i armëpushimit i vendosur nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Prandaj, ka një pritje të madhe për raundin e dytë të negociatave midis Iranit dhe SHBA-së, me presidentin amerikan të palëkundur në besimin e tij për fitore: “Marrëveshje tani, ose bomba”.
Reagimi i Iranit ishte i menjëhershëm. “Trump po i kthen negociatat në një tryezë dorëzimi; ne nuk do të negociojmë nën kërcënim”, paralajmëroi Ghalibaf.
Kjo është një përgjigje për deklaratën e presidentit Donald Trump se “pa marrëveshje deri të mërkurën, rinisim sulmet.”
Pak më parë, Trump ka postuar në Truth Social, duke iu referuar rikuperimit të uraniumit të përpunuar nga Irani.
“Operacioni Midnight Hammer ishte një shkatërrim i plotë dhe total i objekteve bërthamore në Iran. Prandaj, nxjerrja e tij do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë,” shkroi presidenti.
Operation Midnight Hammer është emri i koduar për një operacion të kryer nga SHBA qershorin e kaluar, gjatë të cilit 125 avionë ushtarakë amerikanë goditën tre objekte bërthamore iraniane: Fordow, Natanz dhe Isfahan.
Më pas, presidenti sulmoi mediat si CNN duke shkruar:
“CNN i lajmeve të rreme dhe rrjete të tjera mediatike dhe platforma të korruptuara nuk u japin meritat që u takojnë aviatorëve tanë të shkëlqyer gjithmonë përpiqen të përçmojnë dhe të ulin vlerën – dështakë!!!”
Ndërkohë, ai ka mohuar se është nën presion për të arritur një marrëveshje, ndërsa mediat amerikane raportojnë se zv/presidenti JD Vance po udhëton drejt Pakistanit. Trump shton se është “shumë e pamundur” që armëpushimi dyjavor mes SHBA-ve dhe Iranit, i cili skadon të mërkurën, të zgjatet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje