Lajme

Rasti “Kajmaku”, PD: Të anulohet tenderi

Partia Demokratike ka reaguar për tenderin e fituar nga gruaja e ish-kryebashkiakut të Vorës, tender i dhënë nga Ministria e Brendshme.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi me anë të një postimi në rrjetet sociale bën thirrje që ky tender të anulohet.

Tenderi në fjalë është dhënë në kohën kur ish-kryebashkiaku Kajmaku ishte në arrati.

“Agim Kajmaku është rasti më flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Edi Ramës. Agim Kajmaku u arratis në nëntor2019, por Edi Rama i dha në janar 2020 tender 57 milionë lekë”, shkruan Bardhi.

Më tej, Bardhi akuzon Ramën që e mbron Kajmakun për të plaçkitur buxhetin e shtetit.

“Duke i dhënë miliona lekë një personi në arrati, që ai e emëroi kryebashkiak të Vorës dhe nuk guxoi ta shkarkonte, Edi Rama dëshmon, në mënyrë të përsëritur, se e vetmja gjë që di të bëjë është të plaçkisë paratë e shqiptarëve me ca kriminelë, oligarkë dhe të korruptuar.

Ky tender kriminal duhet anuluar! Paratë e shqiptarëve nuk mund t’i marrë një i arratisur që e ka vendin në burg!”, përfundon Bardhi.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10221229962288316&set=a.10200252705390004&type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë