Bota

Rastet me Covid-19 në Itali 15 herë më të larta se ato që u raportuan

Rastet e koronavirusit në Itali mund të jenë 15 herë më të larta se ato që janë raportuar.

Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore "Plus One" ku morën pjesë shkencëtarë nga e gjithë bota data më e mundshme për ditën kur ka nisur epidemia në Itali është 14 janari i vitit 2020, dy javë para shfaqjes së dy turistëve kinezë në Romë të cilët rezultuan pozitivë dhe pesë javë para rastit të parë të konfirmuar në Lombardi më 21 shkurt 2020.

Studimi thotë se numri i rasteve reale, përfshirë edhe ato asimptomatikë mund të jetë15 herë më lartë se sa i regjistruar zyrtarisht.

Më 4 maj, kur nisi lehtësimi i masave të bllokimit në Itali kishte rënie në rasteve dhe rezultoi se u deshën dy muaj bllokim që epidemia të vihej në kontroll.

Studimi është rezultat i bashkëpunimit të Athanasios Tsakris, profesor, drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë të Shkollës Mjekësore të Athinës dhe zv-rektor i EKPA, dhe Klios Anastassopoulou, profesor i asociuar, me ekipin kërkimor të Konstantinos Siettos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë