Menaxhim

Raporti i ri/ Për çdo transaksion me Bitcoin, ikin dëm 16 mijë litra ujë i freskët

Prodhimi i kriptomonedhave, specifikisht Bitcoin dhe Ethereum, ka qenë gjithmonë i debatueshëm, për shkak të konsumit të energjisë që ka. Por një raport i ri nxjerr një tjetër shqetësim për Bitcoin. Duhen plot 16 mijë litra ujë për çdo transaksion shit-blerje në Bitcoin. Kjo mund të sjellë një krizë uji, sidomos në vendet kur kriptomonedhat janë shumë të përdorura, si në SHBA.

Raporti i detajuar thekson ndikimin e Bitcoin në sigurinë e ujit në mbarë botën. Ky studim u bë nga një shkencëtar i të dhënave, Alex De Vries, i cili theksoi se gjurma e konsumit të ujit është rritur me kalimin e viteve. Ai llogariti gjithashtu se procesi pas rrjetit Bitcoin përdor 8.6 deri në 35.1 miliardë litra ujë në vit në Shtetet e Bashkuara ose afërsisht një pishinë me ujë për çdo transaksion.

Si përllogaritet konsumi i ujit?

Studimi përfshin konsumin direkt dhe jo direkt të ujit, që vjen nga burime të freskëta. Qendrat e të dhënave përdorin ujë për të freskuar sistemet dhe serverat. Konsumi i energjisë elektrike është konstant, po ashtu edhe përdorimi i ujit.

Nga ky vëzhgim, më pas llogaritet se gjatë çdo transaksioni përdoren 16 mijë litra ujë të freskët.

Në Shtetet e Bashkuara, që nga marsi 2023, ka pasur një konsum vjetor total midis 93.5 dhe 120 Gigalitra, ekuivalente me konsumin mesatar të ujit të rreth 300.000 familjeve amerikane; shumica e minierave të Bitcoin ndodhen në Teksas, konsumi i të cilit është 53.1 deri në 68.4 GL ujë të ëmbël. Këto konsume llogariten nga operacionet në shkallë të gjerë të Bitcoin. Për të krijuar një perspektivë të vëllimit të tij, një gigalitër (GL) është e barabartë me 1 mld litra ose 1.000 megalitra.

Studimet vëzhgojnë gjithashtu aktivitetin e minierave të Bitcoin në Kazakistan, i cili mund të përballet me një mungesë të konsiderueshme të ujit të freskët prej 997.9 GL deri në vitin 2030. Kjo është kryesisht për shkak se Kina ndaloi operacionet e Bitcoin dhe si pasojë, shumë operacione të minierave u zhvendosën atje, duke e bërë vendin qendrën më të madhe për minierat e Bitcoin. Megjithatë, konsumi nga Shtetet e Bashkuara nuk është i vogël, por zgjidhje specifike mund të zbatohen për të ndihmuar popullatën lokale.

Dallimi midis konsumit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të ujit është thelbësor pasi identifikon dhe ndihmon në zbatimin e një metode alternative për të kursyer ujin e çmuar të përdorshëm për konsum njerëzor, kafshësh dhe mjedisor.

Zgjidhje për një problem në rritje

Shumë zgjidhje pragmatike mund të zbatohen shpejt, të tilla si zhytja e serverëve të minierave në lëngun dielektrik për ftohje në vend të ftohjes me ujë. Konsumi indirekt i ujit gjithashtu mund të reduktohet nëse energjia merret nga burime që nuk përdorin ujë, si gjeneratorët e erës, diellit dhe termoelektrikë që përdorin sisteme ftohjeje të thatë. Kalimi në burime të ujit jo të freskët ndihmon gjithashtu, veçanërisht në shtetet me vijë bregdetare.

Rrjeti Ethereum, në krahasim, ka reduktuar konsumin e energjisë duke modifikuar ekosistemin qendror dhe softuerin. Megjithatë, komuniteti Bitcoin heziton të bëjë ndryshime të tilla softuerike. Një projekt-ligj i quajtur Akti i Transparencës Mjedisore të Crypto-Asset do të detyronte operacionet e minierave të kriptove dhe qendrat e tilla të të dhënave të publikojnë emetimet në mënyrë të detyrueshme, duke dhënë më shumë të dhëna për përdorimin e ujit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë