Ekonomia digjitale po i jep një hov tjetër ekonomisë globale. Sipas të dhënave të kompanisë Apple janë 1,7 milion vende pune në total duke kosnideruar furnizuesit në fushën e zhvillimit të softeve me një vlerë monetare prej 20 miliard eurosh.
Këtë e thotë një nga komunikuesit, trashgimtar i Apple, post-Steve Jobs, që administratori i deleguar Tim Cook citon shpesh dhe që ka qenë në qendër të vizitës së tij të parë zyrtare në Itali: ‘krijimi i vendeve të punës të lidhura me aplikacionet e, duke folur në terma më të përgjithshëm, të nxitur nga kompania Apple’.
Shtëpia e Cupertino ka deklaruar se, më14 qershor 2018, janë 1,57 milion vende pune (të dhëna të studimit të Analysis Group) të çelura në Europë falë ekonomisë së aplikacioneve të lidhura me sistemin operativ iOS. Duke marrë parasysh edhe personat e rekrutuar në punë nga Apple (22 mijë) e bashkësia e furnizuesëve (170 mijë) përkthehet në një total prej 1.760.000 vende pune në Kontinentin e Vjetër.
Nëse pak ditë më parë Tim Cook deklaroi se për zhvilluesit e programeve teknologjike ishin akorduar 100 miliard dollarë deri më tani, Apple ka deklaruar tashmë se fitimi që App Store u ka sjellë atyre që krijojnë softe në Europë është “më shumë se 20 miliard”. 92% e fitimeve të zhvilluesëve europian gjenerohet nga shitjet jashtë.
Mes shumë ndërmarrjeve që po rriten falë App Storeve është edhe kompania italiane Bending Spoons. Ja dhe historia e saj:
Rritja
Përtej numrave absolutë, është me interes të vërehet se si l’app economy është rritur shpejt, pavarësisht një tregu të mbingopur me telefona të lëvizshëm smart dhe një App Store në të cilën nuk është e lehtë të identifikohesh duke marrë parasyh qindra e mijëra aplikacione të publikuara. Në fakt, në dy vitet e fundit, numri i vendeve të punës në Europë është rritur me 28%. Vitin e kaluar, Apple në raportin e saj deklaronte 1,2 milion vende pune. Duke i hedhur një sy çdo shteti, në 3 vendet e para renditen; Mbretëria e Bashkuar (291.000 vende pune), Gjermania (262.000) dhe Franca (220.000). Tre qytetet kryesore janë: Londra, Parisi dhe Amsterdami. Një sektor që mbetet i gjallë; të dhënat e Bashkimit Europian tregojnë se ndërmarrjet, në vitet që do të vijnë do të kenë nevojë edhe për 500.000 persona të kualifikuar për vende pune si ICT në Europë . Apple nga ana e saj vazhdon të fokusohet shumë në këtë sektor, duke bërtitur “Çdokush mund të programojë”: në dyqanet e MOLLËS janë parashikuar më shumë se 6.000 sesione programimi në 2018, bashkëpunimet me shkollat dhe universitetet janë më shumë se 100, iOS Developer Academy e Napolit vazhdon me shpejtësi të plotë dhe për ata që duan të mësojnë në mënyrë autodidakte ekziston aplikacioni falas Swift Playgrounds.
Infrastruktura dhe furnizuesit
Në nivelin e përfaqësimit në Europë, përpos pozicionimit të fort irlandez (fabrika e parë e prodhimit u hap në Cork në vitin 1980), Apple po punon për kampusin e ri që do të jetë në Battersea Power Station në Londër, hapja e të cilit është menduar për vitin 2021.
Dy qendra të të dhënave do të inagurohen në Viborg e Aabenraa në Danimarkë për të menaxhuar kërkesat e përdoruesëve në iMessage, Siri iTunes.
Në nivel furnizuesish, janë 4.300 ndërmarrjet europiane që bashkëpunojnë me Apple, që gjenerojnë një shumë prej 10 miliard euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.