Lajme

“Range Rover” i shkrumbuar në fshatrat e Durrësit, dyshohet se u përdor për pengmarrje

Policia ka gjetur të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover”, që dyshohet se është përdorur nga autorët në ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Kamëz, ku një 50-vjeçar u mor peng.

50-vjeçari Jan Prenga, banor i Bathores u konfliktua me një grup personash, të cilët e kanë futur me forcë në makinën e tyre, tip “Range Rover”. Automjeti i djegur është gjetur në fshatrat e zonës së Durrësit është i kësaj marke, ndërkohë që për fatin e Prengës nuk dihet ende asgjë dhe as për autorët.

Makina mendohet se është e vjedhur, pasi policia thotë se ka marrë një denoncim për një “Range Rover” të humbur. Grupi hetimor është duke kryer verifikimet e numrit të shasisë për të provuar nëse bëhet fjalë për të njëjtën makinë, apo jo.

Hetimet për identifikimin e autorëve bëhen më të vështira për shkak se autori rezulton një person pa precedentë penalë dhe dëshmitë e mbledhura nuk japin të dhëna domethënëse për të ndihmuar policinë.

Jan Prenga u mor peng mesditën e së premtes në rrugën “London” në Kamëz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë