Kryeministri Edi Rama u rikthye në karrigen e kryebashkiakut të Tiranës, më shumë se 8 vite nga momenti kur e la këtë post për të folur përpara Këshillit Bashkiak mbi masat për të përballuar dëmet e tërmetit.
Në rendin e ditës ishte miratimi i bonusit të qirasë për 554 familje, shtëpitë e të cilëve janë bërë të pabanueshme nga tërmeti.
Pas përgatitjes së dosjeve, Bashkia e Tiranës a kaluar listën, ku masa e bonusit të qirasë jepet sipas zonës dhe njësive të banimit.
Bashkia thotë se të gjitha këtyre familjeve bonusi i qirasë do t’i kalojë që gjatë ditës së premte në llogaritë e tyre bankare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.