Politike

Rama reagon ndaj Serbisë: Mos harroni, jemi anëtarë të NATO! Askush nuk na tërheq në të shkuarën

Nga Gazeta 'Si'-Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një artikulli të botuar së fundmi në Geopost kur flitet se Serbia nuk resht së kërcënuari Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Artikulli bazohej te deklaratat e Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviç, i cili është dhe lideri i ri partisë në pushtet të presidentit Aleksander Vuçiç.

Në një status në rrjetet sociale, Rama i cilëson si të papranueshme dhe të rrezikshme.

"Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit", shkruan Rama në rrjetet sociale.

Më tej kryeministri Edi Rama thekson se "ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë